• |
ide | kryesore

Spitali i Fierit/ Qeveria dërgon në Kuvend aktin normativ për shpronësimin e pronarëve

Arkiva, Lajme



Qeveria ka depozituar në Kuvend aktin normativ “për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negocimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit”.

Në aktin normativ thuhet ndër të tjera se është autorizuar Agjencia Shtetërore për Shpronësimin që të negociojë dhe bëjë marrëveshje me pronarët, teksa marrëveshja përcakton të drejtën e përdorimit menjëherë të tokës para përfundimit të procedurës së shpronësimit.

Ndërkohë që pronarët mund të kundërshtojnë çmimin e shpronësimit në rrugë gjyqësore.

Ditën e djeshme se makineritë e rënda kanë zbritur në terren në zonën e Mbrostar Urës ku pritet të ndërtohet spitali. Banorët e zonës janë shprehur të kënaqur me këtë investim dhe e shohin si një zhvillim për territorin.

Akti Ne Kuvend



1 Comment

  1. Ne fillim duhet te shpronesohet, te marrin parate dhe pastaj te fillojne punimet dhe jo

    ti vesh ata para faktit te kryer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *