• |
ide | kryesore

Stuhia e dëborës shakton përplasjen e 130 makinave në Japoni

-Instant, F1, Stil



Japonia është goditur nga stuhitë e mëdha të borës në javët e fundit. Një stuhi e madhe debore është bërë shkas për aksidentin e rëndë rrugor në veri të Japonisë, ku 130 makina janë përplasur me njëra tjetrën. Një person humbi jetën e 10 të tjerë mbetën të plagosur nga aksidenti i rëndë në autostradën e Tohokut në prefekturën Miyagi, në të cilin u përfshinë rreth 200 njerëz. Ekipet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë. Në kohën kur ndodhi aksidenti, erërat në zonë raportonin të mbërrinin një shpejtësi prej rreth 100km/h. Njerëzit janë bllokuar nëpër makina, dhe punonjësit e ndihmës u kanë ofruar ushqime, pije të ngrohta dhe batanije. Gjatë 24 orëve të ardhshme, në rajonin e Tohokut pritet të bjerë gati gjysmë metri borë.



2 Comments

  1. Rama,ka dhene porosi,Blendit te Lali Erit,qe te nise urgjentisht makinat qe ka ne dispozicion (ne koleksionin e tij privat),ne drejtim te Japonise,per ndihme humanitare shofereve japoneze,te izoluara nga debora!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *