• |
ide | kryesore

Tronditet Lazio: Luiz Felipe jashtë tre muaj, apandesit akut për Luis Alberton

-Instant, Sport



Pas Luis Albertos, vjen edhe problemi Luiz Felipe – shumë më i rëndë – për Lazion. Përgjigja e konsultimit në Gjermani për mbrojtësin brazilian është të paktën 2-3 muaj ndalim. Operacioni artroskopik është i nevojshëm për rregullimin e kërcit të kaviljes. Stafi mjekësor i bardhekaltërve e këshilloi atë të priste fundin e sezonit, si u veprua me Leivan, por 23-vjeçari do të donte ta bënte ndërhyrjen menjëherë sepse shmang rrezikun e kompromentimit të karrierës së tij. Luis Alberto, i operuar me urgjencë për apandesit, ndërkohë ka falënderuar tifozët në rrjetet sociale: “Së shpejti do të më shihni të luftoj në fushë”.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe shqetësimin tuaj. Tashmë jam duke pushuar dhe duke u rikuperuar, së shpejti do të më shihni në fushë duke luftuar me shokët e mi të skuadrës.” Pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent për një sulm akut të apendesitit, Luis Alberto siguroi tifozët e Lazios me një postim në Instagram. Spanjolli do të vlerësohet në orët e ardhshme por sigurisht do të humbasë ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Parmës të enjten dhe kundër Sassuolo dhe Atalanta në kampionat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *