• |
ide | kryesore

Video/ Manchester City nuk ndalet më: mposhtet edhe Aston Villa

-Instant, F1, Sport, Video

Fitorja e nëntë radhazi, ndeshja e gjashtëmbëdhjetë radhazi pa humbje dhe 450 minuta pa pësuar gol: numrat e Manchester City, mes kampionatit dhe kupave, janë mbresëlënës edhe pse Aston Villa, më në fund në fushë pas problemeve Covid brenda grupit të ekipit, rezistoi pothuajse deri në fund.



Në fushë, nën një shi të vazhdueshëm, u përplasën dy filozofi loje: zotërimi i vazhdueshëm i Citizens, që arriti 70% gjatë lojës, përballë kundërsulmeve të shpejta të të besuarve të Dean Smith. Rezultati është një ndeshje interesante, e cila që në pjesën e parë dhuroi disa mundësi shënimi (Foden në njërën anë dhe Grealish në anën tjetër më të rrezikshmet), megjithëse Ederson dhe Martinez ruajtën mirë portat përkatëse.

Në pjesën e dytë miqtë rritën presionin dhe Villans u tërhoqën gradualisht prapa. Rezultati është një rrethim i vërtetë, i cili sidoqoftë materializohet vetëm në finale: është minuta e 79-të, në fakt, kur Rodri rrëmben topin nga Mings duke i shërbyer Bernardo Silvas, i cili kalibroi të majtën në hyrje të zonës duke mposhtur portierin. Të kota protestat e trajnerit Dean Smith, që pretendonte offside të Rodrit para përplasjes me Mings: arbitri Moss, përkundrazi, i tregoi trajnerit të Aston Villa dy kartona të verdhë afër njëri-tjetrit duke e larguar nga fusha. Psikologjikisht Villa u dorëzua dhe në minutën e 90’mbërriti edhe dyfishimi për Manchester City: Cash prek topin me dorë në zonë, Gundogan nuk gaboi nga pika e bardhë. Ishte emocioni i fundit i ndeshjes, ndërsa Citizens festojnë dhe vazhdojnë vrapimin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu