• |
ide | kryesore

Zhduket 60-vjecari nga Këlcyra, policia nis kërkimet

Arkiva, Lajme

Familjarët e të moshuarit nga fshati Tolar në Këlcyrë nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij. Sipas policisë, familjarët e shtetasit S.S kanë paraqitur denoncimin në postën e policisë Këlcyrë. Ata kanë deklaruar se 60 vjeçari është larguar që në datën 15 janar dhe nuk dihet ku mund të jetë. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e të moshuarit. Nuk dihet nëse ai kishte probleme me kujtesën ose shëndetin mendor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu