• |
ide | kryesore

10 vjet pas 21 Janarit/ Risitë që sajoi Rilindja në përvjetorin e vrasjeve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Fjalimi që përsëritet çdo 21 Janar. Mallkimet për drejtësinë që nuk bëri drejtësi, qëndrimi në zi i ministrave, vështrimi i përhumbur i familjarëve të të vrarëve përballë kamerave, zbritja krah për krah nga kryeministria, karafilat e kuq… janë vetëm disa elementë të shfaqjes që Rama e organizon çdo përvjetor të 21 Janarit. Kur PS ishte në opozitë, kishte edhe lot deputetesh. Të veshur në të zeza, qanin njësoj si për të afërmit e tyre. Por koha bën të vetën. Emocionet bien, ndërsa ata që pranojnë të jenë pjesë e ceremonisë, rrallohen. Shfaqja rrezikon të duket bajate.


Ana Veizi: Nuk besoj më te Rama për 21 janarin


Por ky është një vit zgjedhor. Për 21 Janarin duhej një impuls i ri për të mbajtur gjallë simbolikën dhe për ta zhmangur zhgënjimin nga mungesa e drejtësisë. Pikërisht për këtë, përvjetori ka pasur dy risi.

Elementi i parë i ri është shpallja Dëshmorë të atdheut, të katër të vrarëve. Në aktivitetin që organizoi në kryeministri, Rama iu dorëzoi familjarëve simbolin e Dëshmorit të Atdheut bashkë me urimin që kujtimi i të vrarëve të jetë i përjetshëm.

Video krahasimi/ Si e komenton Rama sot 21 janarin

Elementi i dytë i këtij përvjetori ka qenë një kërkesë e policisë për të rinisur edhe një herë hetimet për vrasjet. Në letrën që u publikua në të gjitha mediat janë listuar një seri kërkesash. Bie në sy ajo për ekzaminim të predhës së nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës në një shtet të BE-së, një veprim që është kryer më parë në Turqi. Po ashtu, kërkohet edhe marrja edhe një herë në pyetje e efektivëve të gardës.

Zbulohet mashtrimi publik i Ramës për 21 janarin

Letra e policisë ngjan me një qokë të përvjetorit të 10 të ngjarjes. Për ta bërë këtë kërkesë për prokurorinë, policët kanë pritur deri sot pra në përvjetorin e 10, duke qenë në koordinim perfekt me inskenimin e qeverisë. Në anën tjetër, ata nuk kanë paraqitur asnjë provë të re. Është elementare që për rinisjen e hetimeve për një dosje, kërkohet një detaj i ri, një provë e re, që policia nuk e ofron në këtë rast. Gjithsesi, të dyja risitë në përvjetorët monotonë të 21 janarit, duket se e kanë sfumuar disi mosmbajtjen e premtimit për të bërë drejtësi. Në fjalimin që mbajti në kryeministri para vajzës së Ziver Veizit, para bashkëshortes së Aleks Nikës, para djalit të Faik Myrtajt dhe vëllait të Hekuran Dedës, kryeministri Rama u shpreh: “Nuk jemi në vitin 1945 dhe nuk mund t’i kërkohet as qeverisë as shumicës parlamentare as partisë ose partive në pushtet të fusin njerëz në burg edhe kur ata njerëz janë parë me armë në dorë duke vrarë njerëz sepse këtu ndahet pikërisht kufiri mes demokracisë dhe çdo forme tjetër të organizmit shoqëror dhe ekonomik”.

18 Comments

    1. Ngjarja nuk u hetua si duhet ne dy aspekte: se pari ndaj urdheruesve ish Kryeministri, ish Ministri ish Drejtori i Policise dhe kreu i Gardes. Dhe se dyti ndaj organizatoreve dhe financuesve te dhjetra banditeve nga Lezha, Shkodra e Malsia e madhe. Pra Kryeministrit te sotem bashke me larot e tij Frroket, (ko) Doshet e Sterkajt. Te cilet orkestruan skenarin e provokimit te dhunes ne menyre per te krijuar perplasje me rendin dhe per te propogandur neper bote kundra qeverise se kohes. Disa kriminele kerkojne te vijne ne pushtet perkunder disa te tjereve qe jane ne pushtet.

    2. Po pse more Shullak se Andi Ka qen kritik me vrasisit e 21 Janarit. Me ato qe Kemi mesuare sote nga Gazetari Sokole Balla eshte e pa besushme dhe e pa imagjinushme se si Sali Berisha e Lulzim Basha Pas kane ber plani disa dite para protestes se 21 Janarit per te vrare njerzit kot dhe te pa fajshem per ti Len fajin Edi Rames dhe me pase me e arrestue ketu mere fundit qdo gje per Sali berishen e Lulzim Bashen ket Jane vrase gjake ftoft

  1. 10 vjet pas 21 janarit 2011

    Urdherdhenesi i sulmit mbi kryeministri eshte aty brenda si Kryeminister!

    …por kjo tjetra eshte me tragji-komikja e Rilindjes 8-vjet ne pushtet…
    Sebepciun e atij 21 janarit 2011, ate qe sherbeu si nxitje per 21 janarin, ky Kryeministri i sotem e ka derguar ne Presidence….si PRESIDENT TE REPUBLIKES !!

  2. SIVJET NA JEPNI VOTAT SPSEE GJYQIN DHE DENIMIN DO JUA JAPIM VITIN TJETER TE GJITHE MASKARENJEVE QE JANE KUNDER MAVIVE . ME PAK FJALE NA JEPNI VOTEN QE TJU VRASIM E TJU FUSIM PERSERI KARIN ST GJITHMONE .

  3. Ne “maloket” e malsise veriore thojme:”Asht ma i keq gergasi se dorasi “
    Me 21 Janar 2011,Edvin Shkerdhata gergau.
    Ilir Mutaj me bllokun blu, u dekorua me medaljen :President i Republikes per merita te “larta” ne vjedhje dhe bashkpunim me “kokepalaret e PS-se.Si dhe per kordimin te shkelqyer ne vrasjen e 4 qytetareve te mjere!
    Doraset,dihen e hangren koqen e ullirit te Admut Rames.

  4. MIRE ESHTE QE TE THUHEN CA TE VERTETA PAS 10 VJETESH
    Ja njera prej tyre –
    Agron Malaj gardisti i shperblyer ne 22 janar 2011 per trimeri nje dite me pare, sot eshte Kryetar Bashkie ne Mat i zgjedhur nga…Edi Rama!

  5. Shume e drejte duhen thene ca te vertete. Agron Malaj gardisti i grupi i zjarrit sot Kryetar Bashkie ne Mat dhe para kesaj ishte Kryetari i Partise Socialiste per Rrethin Mat.Pse nuk eshte ne burg po u shperblye nga Rama Marrim shembullin ne USA ne Capitol Hill u vrane 4 vete dhe opinioni publik dhe mediat akuzuan Trump per nxitje dhune.Tek ne nxitesi i dhunes me 21 janar sot eshte Kryeminister.Me pas beri kualicion me Meten qe ishte sebepi i 21 janarit per shkak te videos.Personi qe vritet perpara deres duket qarte qe u qellua nga personi me thinja qe kishte ne krah i cili me pas armen ja jep nje te riu i cili largohet me njehere.Sot behen 10 vjet nga kjo ngjarje e cila ska per tu zbardhur kurre jo SPAK e BKH te krijohen por edhe sikur Ambasadorja Amerikane te hidhet pupthi.

  6. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili kujtoi ato ditë të zjarrta kur qeveria ku ai ishte ministër i brendshëm, shkërrmoqi një grusht shteti të rrezikshëm që kërcënonte direkt kryeministrin Berisha.

    “Edhe pse gjëmonin stilolapsat-top, dhe na vërshëllenin çadrat-kundërajror në veshë, ne qëndruam”, tha Basha, “sepse kishim në krye legjendarin, të pagabueshmin, të papërsëritshmin Sali Berishaaa!”

  7. Deklaratat e tij janë pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer ish-kryeministrin edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.

    Teksa ai rrëfente ngjarjen, komentuesit e cilësojnë vrasës. Ata i kërkojnë që pas rrëfimit Berisha tw shkonte me këmbët e veta drejt burgut pasi wshtw fajtori kryesor.

    “Dil dhe rrefe si i vrave 4 persona dhe pas rrefimit shko vet me kembet e tua ne burg”, i shkruan një qytetar.

  8. Rrefimi asht i mire or i paemer i 10:28.
    Kryemuti i parlamentit Gramut Rruci duhet te rrefehet per 4 te vrare n’Shkoder me 2 Prill 1992.
    Dhe nuk po sulmonin asnji objekt shteteror,vetem ishin pjese e demostrates anti PS.

  9. Po mirë….përse u bë protesta ku u vranë ata derëzinjtë…për bllokun e Ilir Metës,kundër korrupsionit demek…
    Ku jemi sot….
    Ilir Metën ,Edi e bëri President…
    Lulëzim Bashën ,Edi,e bëri aleat në Qeveri më 2017…
    Sali Berishës ,Edi, tetë vjet në Pushtet po i ha m….jo t’a dënojë…
    Korrupsioni…..sot 700 mijë eurot e Ilirit konsiderohen kafe….
    Atëhere …qorra nuk jeni….budallenj jo se jo.. Po përse duhet besuar ky Rama sot….
    As Ramës ,As Lulit ,As Ilirit votat….
    Abandonim total…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu