• |
ide | kryesore

35-vjeçari rreh gruan dhe arrestohet/ Shkak bëhet xhelozia për Sinan Hoxhën dhe Anën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Simpatia e deklaruar nga gruaja për këngëtarin Sinan Hoxha dhe e burrit për Anën, vajzën pjesëmarrëse në emisionin “Përputhen”, ka çuar në një grindje mes dy bashkëshortëve në kryeqytet, e cila ka përfunduar në dhunë dhe madje njëri prej tyre është arrestuar.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve ku Saimir Bakalli së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit për Vitin e Ri.

Konflikti ka nisur në momentin kur bashkëshortja e Sajmirit kishte dashur të shihte në televizor këngëtarin Sinan Hoxha, të cilin ka thënë se e pëlqente.

Kjo gjë ka shkaktuar xhelozi te bashkëshorti, i cili e ka akuzuar se kishte më shumë se pëlqim ndaj tij.

Debati ka vijuar me tej kur bashkëshorti ka komplimentuar Anën e emisionit “Përputhen”.

Por ka qenë të bashkëshortja këtë herë ka reaguar ndaj bashkëshortit.

Grindja mes çiftit ku njeri e akuzonte për Anën dhe tjetri për Sinanin është ashpërsuar ndërsa debati ka kaluar edhe në dhunë fizike, ku Sajmiri ka qëlluar bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit ka tentuar të vrasë veten me thikë.

Në këto çaste ka ndërhyrë babai i gruas, njëherësh vjehrri i Sajmirit për të ndarë çiftin por edhe ai është goditur nga dhëndri.

I gjithë debati ka ndodhur ne sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit Bakalli të cilët kanë qenë spektatorë të skenës së shëmtuar të dy prindërve.

Më pas 35-vjeçari është larguar nga shtëpia, ndërsa dy të dhunuarit i janë drejtuar policisë ku e kanë kryer denoncimin.

Saimir Bakalli është arrestuar dy ditë me parë nga policia dhe këtë te enjte u soll në gjykatë ku u vlerësua me masën “arrest me burg” për akuzën e dhunës në familje, shkruan Ora.

Mësohet se 35-vjeçari ishte me arsim 8-vjeçar ndërsa bashkëshortja me arsim të mesëm.



3 Comments

  1. Ska lidhje arsimimi shume se perpara pa shkolle kane qene por te jepnin mend e uje ne bisht te luges mileti.

    Ky karlliku i sotem eshte pastoje e fukarallek maskarallekut dhe e jetes fallco qe cdo gje behet per tu dukur sic nuk jane e jo sic jane.

  2. Ka budallej plot . Djali i komshiut tim rrahu nje shokun e vet vetem se ai nuk i kishte bere ‘ like ‘ nje postimi te tij ne facebook. Imagjinoni se ku ka shkuar budallalleku . I theu 2 brinje dhe hunden .
    Familje zotnish, si i ati ashtu dhe e jema. I biri ka dal komplet koqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *