• |
ide | kryesore

Aksident në Vlorë, plagoset punonjësi i policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës. Një efektiv policie raportohet se është aksidentuar nga një automjet dhe ndodhet për trajtim të specializuar në spital. Drejtuesi i automjetit raportohet se është larguar nga vendngjarja. Në vendngjarje raportohet se ndodhen efektivë të shumtë policie. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të një karburanti në Vlorë. Ndërkohë që konfirmohet që gjendja e efektivit të policisë është e rëndë.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2021, rreth orës 19:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *