• |
ide | kryesore

Borrell në intervistë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Ankarasë: Europa kërkon të ulen tensionet në Mesdheun Lindor

-Instant, Lajme, Planet



Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell në një intervistë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Ankarasë, Mevlüt Çavuşolulu, në Bruksel tha se synimet dhe deklaratat duhet të përkthehen në veprim, duke e cilësuar si një hap tjetër pozitiv rifillimin e kontakteve eksploruese midis Greqisë dhe Turqisë.

Borrell gjithashtu iu referua çështjes së Qipros, duke theksuar se Bashkimi Evropian ishte në favor të një rifillimi të shpejtë të bisedimeve, ndërsa shtoi se Evropa ishte në favor të uljes së tensioneve në Mesdheun Lindor.

Po ashtu Tsavousoglu parashtroi një numër kërkesash të Ankarasë, të tilla si rinovimi i marrëveshjes së refugjatëve, përmes së cilës priten fonde shtesë dhe zgjerimi i bashkimit doganor 1995, si dhe liberalizimi i vizave për udhëtarët turq në Bashkimin Europian.

Nga ana e tij, Borell tha se marrëdhëniet Evropë-Turqi u përkeqësuan në vitin 2020, por foli për përmirësim në ditët e para të 2021. Tsavousoglu është planifikuar të takohet nesër me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *