• |
ide | kryesore

Christina Ricci tregon dhunën që bashkëshorti i saj përdori gjatë karantinës (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Christina Ricci ka deklaruar se karantina ka qenë një kohë e rrezikshme për familjen e saj, dhe tani ka frikë për jetën e saj dhe të djalit.

Aktorja paraqiti të mërkurën një kërkesë për urdhër ndalimi kundër bashkëshortit James Heerdegen, i cili siç pretendon filloi ta abuzonte në dhjetor të vitit 2019. Në paraqitjen në gjykatë, Christina theksoi se e rrahu atë, e pështyu dhe përdori forma të tjera të dhunës. Incidenti, gjatë së cilës pësoi mavijosje të shumta, e bindi atë se duhej ta linte. Ricci shton se i tha James se donte një divorc, por mbetën së bashku pasi menjëherë filloi karantina në mars dhe ‘u gjend e bllokuar në shtëpi me një abuzues të dhunshëm’.

Edhe pse ai tashmë është larguar, aktorja dëshiron një urdhër ndalimi në mënyrë që ta bllokojë James të kthehet. Në dokumente, pretendon se Heerdegen e sulmoi atë dy herë në qershor, ndërsa ishin akoma në izolim dhe e parandaloi që të telefononte 911.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *