• |
ide | kryesore

Dy mjekët që mashtruan në 21 janar, si shembull për kolegët e tyre të sotëm

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Rama: “Në 21 janar nuk pati dhunë”/ Shikoni pamjet (VIDEO)


Dhjetë vite janë shumë por edhe fare pak për të harruar një krim politik si ai i 21 janarit ku mbertën të vdekur katër protestuesit opozitarë  Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtja, Aleks Nikaj. Ata nuk ranë viktima vetëm të plumbave, por u vranë për herë të dytë nga një makineri e stërmadhe manipulimi që tentoi me çdo kusht të fshehet gjyrmët e masakrës. Mes një kryeministri që pa asnjë provë deklaronte se viktimat ishin shkaktuar nga protestuesit e paisur me thika me helm dhe çadra pistoletë, mes një TV Komtar që publikonte pamje të manipuluara që vërtetonin këtë tezë, mes atyre analistëve që përbetoheshin për paprekshmërinë e gardhit, u gjendën atë ditë edhe dy mjekë, që njollosën njëherë e mirë bluzën e tyre të bardhë.


FOTO/ 3 ditë para 21 janarit, Rama u jep familjeve të viktimave 160 mln lekë

Ata qenë doktorë në spitalin ushtarak, Sami Koçeku dhe Alfred Gega të cilët mashtruan publikisht duke thënë përpara publikut se nga kqyrja e plagëve protestuesit ishin vrarë nga afër, pra jo nga gardistët por nga protestuesit.

Do duhej që më pas gazetari Artan Hoxha të botonte pamjet filmike të gardistit Llupo që godiste mbi turmë dhe një vit më pas ekspertizën e imtësishme të FBI, për të kuptuar se dy njerzit që kishin bërë hetimin e Hipokratit patën mashtruar vënçe.

Për të mbrojtur versionin kriminal të pushtetit të Berishës që tentoi me të gjitha mënyrat ta fshihte krimin. Ja se çthanë ata 10 vite më parë:

Granata plagos 3 fëmijë - Vizion Plus - News - Lajme - YouTube

Dr. Sami Koçeku: “Ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i’u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri”.

Dr. Alfred Gega: “Dukeshin plagë të vogla që shkonin për armë zjarri nga distancë e afërt”.

Duke e rikujtuar në Lapsi.al, sot 10 vite më pas, këtë njollë turpi për karrierën e çdokujt, qëllimi nuk është thjeshë denigrimi i këtyre personazheve që gënjyern për të zhdukur gjurmët e një krimi. Ajo duhet ti shërbejë një gjykimi më të ftohtë dhe syçeljes së shoqërisë  ndaj fetishizimit të bluzës së bardhë që po dëgjojmë që kur ka shpërthyer pandemia e Covid 19.

Pra, ashtu si askush, as mjekët nuk jënë imunë ndaj persionit dhe shantazhit politik, ndaj trysinisë të atij që i jep rrogën, ndaj miklimit që i bën qeveria. Sa herë që ka pasur debat për mundesën e testeve, përgënjeshtrimi i bluzave të bardha nuk ka qenë i besueshëm, sa herë janë shpallur masa të Komitetit teknik, argumenti që kanë dhënë pjestarët e tij për të justifikuar oraret se kur dilnin pensionistët dhe kur gratë me barrë ka qenë qesharak, edhe përgënjeshtrimet në tufë tek infektivi, për numrin e fshehjeve të vdekjeve nga pandemia qenë nga ato që të ngjallnin krupën.

Pra nuk përjashtohet se edhe pushteti i rilindjes ka pjellë Gegët dhe Koçekët e vet, të gatshëm për të mashtruar nën diktatin e politikës.

Prandaj sa herë bëjmë debat mbi faktet, është mirë ta shmangim histrrinë se po njollosim bluzat e bardha dhe të flasim pa pasion dhe me arsye për atë që mjekët janë në gjendje ta thonë, dhe për atë që ata nuk kanë këllqe të hapin gojën.

©Lapsi.al

 

 

 

30 Comments

  1. MJEKET JANE TE DYTET PER TE MOS THENE TE PARET PER KKORRUPSION .
    NJE MJEK I DEKLARUAR ME KOVID VAZHDONTE PUNEN . PSE E PYES , MOS ESHTE IDIOT APO MOS E KA ZENE NE KOKE ? JO JO ME THA MIKU , PO NUK SHKOI NE PUNE HUMBET 500 MIJE LEKE NE DITE .
    PASTAJ PO TE FLASIM PER ATA TE KOVIDIT DUHET TE KESH MIK ZUKENBERGUN , SLIMIN OSE BERLUSKONIN

  2. Mashtruea apo te paafte?
    Jane dy gjera te ndryshme, besoj….

    POR TE MOS HARROJME NESE U MBYLLEN APO JO HETIMET PER MASAKREN E 2 PRILLIT 1991 NE SHKODER, KU EDHE ATY U VRANE 4 SHQIPTARE.

    MINISTER RENDI MOZ CIGARJA!

    1. O Namyti, me injoranti i te gjithe komentuesve.
      Fjalen injorant ti nuk e kupton, por budalla ma i modh.
      Dhe ti o Dhkullak, ju jeni me kta apo me ata?
      Po leri o mjeket, cfaj kane mjeket?

  3. I mbytur ne mut qe ne koke ne vend te trurit ke copa fekalesh,sa me shpejt ta kuptosh ti dhe te gjithe ne,aq me mire qe e keqja e ketij vendi eshte Sali Berisha dhe pikerisht ky verem komunist i betuar i cili u fut me spont ne PD nga R.Alia dhe nga UDBja,eshte vrasesi i 2 Prillit dhe per kete lexo intervistat e nje ish themeluesi te PDse Shenasi Rama,i cili duke pare se ne duart e kujt ra PDja u largua ne SHBA,gjithashtu ne 11 janar Berisha jo vetem qe urdheroi vrasjen,por pasi doli zbuluar per çadrat pistoleta dhe stilolapsat bomba,doli si kaposh duke u mburrur qe ishte gati te vriste jo 4 por 400(!!!) dhe kete 2 mjeke jane vetem maja e ajzbergut qe krijoi Berisha me gjykates,prokurore,police etj.etj. qe do duhen vite te pastrohen dhe te funksionoje shteti ligjor i pavarur nga politika dhe keta dy mjeke jane fytyra dhe pasqyra e rrumpalles PD…

      1. Atehere do te marre fryme lirisht Shqiperia dhe do filloje te funksionoje demokracia e vertete,pra pas vdekjes se Enverit,kjo do jete vdekja qe do me gezoje me shume o i mbytur…

        1. Kanceri i Shqiperise eshte komunizmi qe ka ngulur rrenjet thelle ne shoqerine shqiptare sidomos atyre Jugore , menyra e vetme eshte ti hedhim poshte Shkumbinit te gjithe te ardhurit nga Jugu , pastaj le ti kendojne kenge Erdoganit me shoke , INJORANCE E PA FUND.

  4. Krimet, vrasjet e pa zbardhura për çfardo arsye e në çdo kohë duhet të jenë edhe pas 100 vitesh objekt i hetimit e ndëshkimit nga drejtësia.
    Në historinë realitivisht të shkurtër të shtetit shqiptar, nëse do të rihetoheshin e gjykoheshin krimet e kohës së diktaturës enveriste e të tre dekadave të sistemit demokratik pluralist, si do të dilte raporti i krimeve të komunistëve krahasuar me ato të qeverisë demokratike ?
    Po përmend një raport shifrash minimale.
    4000 të vrarë nga komunistët e 4 të vrarë nga demokratët.

      1. Po dhe? Hapi ditarin se gjithe rrevoltat, vrasjet e krimet i bene ‘komitetet e shpetimit kombetar” me Zanera Causha e kompani.

  5. perkushtimi profesional i mjekeve nuk diskutohet , ka edhe mjek qe e bejne me ndershmeri punen e tyre sikurse ka edhe prej atyre qe para se te percaktojne terapine te thone pazarin .
    Njerzit e shohin vete kur i bie halli kush jane mjeket dhe infermieret qe ne spital te shtetit sillen si ne klinike private . Le te thote çte doje edhe media edhe qeveria edhe opozita. Ryshfeti eshte i pranishem dhe fatkeqsisht shpesh here edhe i domosdoshem per te mar sherbimin e duhur….

  6. Krimet, vrasjet politike të pa zbardhura për çfardo arsye e në çdo kohë duhet të jenë edhe pas 100 vitesh objekt i hetimit e ndëshkimit nga drejtësia.
    Në historinë realitivisht të shkurtër të shtetit shqiptar, nëse do të rihetoheshin e gjykoheshin krimet e kohës së diktaturës enveriste e të tre dekadave të sistemit demokratik pluralist, si do të dilte raporti i krimeve të komunistëve krahasuar me ato të qeverisë demokratike ?
    Po përmend një raport shifrash minimale.
    4000 të vrarë nga komunistët e 4 të vrarë nga demokratët.

    1. Pa dashur te mbroj krimet e kimunizmit.
      Se ne nje far menyre jam nje viktim e atij regjimi.
      Dua te theksoj. Se nuk ka krahasim midis demokracis dhe komunizmit.
      Por te mbrosh nje ish komumist se ai ka vrar vetem 4. Dhe i lejohet. Ky eshte kulmi.
      Ne radhe te pare jan vrar ne demokraci.
      E dyta. Ai njeri nuk ka vrar vetem 4.
      Mos te harrojm mijra te vrar te 1997. Gerdecin..rrembime si ajo e Remzi hoxhes.
      Dhun ndaj gazetarve dhe kundershtarve politik. E plot te tjera qe po te rrish e te kerkosh gjen pa fund.
      E pra keto kan ndodhur ne koh demokracie.

  7. Ate thom dhe une mos e harro brigadierin,dhe tani merrja nje kenge per Erdoganin, he te kam rrixha o i persekutuar nga Sude Xhaferi.

  8. O pallosh i “asgje nuk harrohet”,ti guxon e i thua vetes “viktimie e komunizmit” ?
    Mos guxo or legen,t’i thuash vetes i persekutuar o bastard i kuq,se i ben pis ato viktima.
    Viktime atehere ti dhe paske qene me mire se sot?
    Vetem po te kesh qene ndonje nga ata kelyshat,qe vete bucja e kuqe i hengri.
    ’97 e bete ju or kelysha te kuq se donit te hiqej vemendja nga Kosova qe po kerkonte shkeputje.
    Remzi Hoxha ishte nje kelysh i UDB-se qe e hoqen qafe te tijet per pazare droge,mor legen.
    Po prandaj ecen mbrapsht ky vend se Berisha tha “bashkefajtore dhe bashkevuajtes” dhe nuk ju coi perpara ligjit,per krime kunder njerezimit,sic beri Gjermania dhe Europa Lindore.

    1. O te qifte Sala o gjysem opinge. Sala ka 8 vjet ne azil dhe keto 8 vjet ne pushtet ke Ramen dhe prape fajin e ka Saliu. Saliu ka nje faj qe ste qiu or veshderr.

  9. po nuk i qiven nonen Sali shpellarit nuk ka demokraci ne Shqiperi Sekretari i partise duhet perpls ne burg ku tja cajne e te bythen e fishkur

  10. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili kujtoi ato ditë të zjarrta kur qeveria ku ai ishte ministër i brendshëm, shkërrmoqi një grusht shteti të rrezikshëm që kërcënonte direkt kryeministrin Berisha.

    “Edhe pse gjëmonin stilolapsat-top, dhe na vërshëllenin çadrat-kundërajror në veshë, ne qëndruam”, tha Basha, “sepse kishim në krye legjendarin, të pagabueshmin, të papërsëritshmin Sali Berishaaa!”Shpellkaret e cecenit salih ne mbrojtje te ketij vrasesi te semure me Epilepsi qe ramizi na e beri president dhe ky tregoje se cfare di te beje me mire nje komunist serb mbi shqiptaret

  11. Deklaratat e tij janë pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer ish-kryeministrin edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.

    Teksa ai rrëfente ngjarjen, komentuesit e cilësojnë vrasës. Ata i kërkojnë që pas rrëfimit Berisha tw shkonte me këmbët e veta drejt burgut pasi wshtw fajtori kryesor.

    “Dil dhe rrefe si i vrave 4 persona dhe pas rrefimit shko vet me kembet e tua ne burg”, i shkruan një qytetar.Rri ne kanalet e mutit te viles se salihut o miu te kiu

  12. Dje, ish-numri një i qeverisë, ishte “live” në emisionin “Zeni.tv” nga banesa e tij, dhe në sfond kishte biblotekën e tij.

    Ajo që ra në sy dhe që mund të shquhej nga ekrani ishin disa vëllime të udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Josif Stalin.

    Pas shpine, Berisha i kishte renditur disa libra për të, duke lënë të kuptohet se historia e tij e jetës, e kishte impresionuar.

    Me sa dukert dhe e ka impresionuar ne pjesen e dyte te karrieres se tij politike 30 vjecare, duke marre nga Stalini skemen e burgosjes se kundershtareve politike.

  13. PSE NUK E CONI NJE STORY NE FUND ORE LAPSI ORE JU RAFT PIKA. NA THONI KU JANE KETA DOKTOR ZGJEBE SOT???????????. BENI NJE INTERVISTE ME TA. NA THONI KUSH I SHTYU TE DISINFOMONIN?????? KA QENE PRESION POLITIK??????? NGA KUSH?????????? FLISNI ORE COJINI GJERAT NE FUND????? ME SHUME NE DORE TE KOMENTUESVE QE MBROJNE KUSH PD JA HALEN E VETE KUSH PS TE VETEN SESA NE ATE TE GAZETAREVE. FLISNI ORE

  14. O mavi o te shkrete
    ata fat keq i vrate vete
    pse flisni ku-turu-
    nje vrases e shperblyet ju.

    e vute -kumandar-partie
    apo dhe kete do e mohoni
    mja derdellitet kot -me kot
    hapni sy dhe veshe dhe degjoni

    Tani qe i vrate
    derdellitni si ato grate
    grini sa te doni sallate
    se tani jeni ne fushate

    cfare bete keto tete vjet
    u tallet me te shkretet fakire
    ju dhate nga nje -kacidhe-
    ju a dhate sa per meshire

    historia e ka treguar
    ju te vrisni per pushtet
    po nje gje ju te dini
    populli ju ka bere -lanet-

    nuk mbulohen keto vrasje
    ju mund ti mbuloni me zor
    ku pas dhjete vjetesh
    na i beni ju -deshmor.

  15. Kush dhunon institutionet e shtetit plumb ballot!
    Kaq e thjeshte eshte edhe ne Amerike. Apo nuk e pate se cndodhi ne Kongres. Apo jeni me te mencur e demokrate ju se Amerikanet?!!

  16. Ajo pamje filmike e gardistit duke gjuajtur pa nderprer nuk eshte mbi turme por ne ajer. Ne te kunderten do te ishin vrare me dhjetra njerez. Ka shume mundesi qe plumbat drejt qiellit devijonin nga deget e pemeve drejt tokes, e keshtu edhe ka ndodhur vdekja e atyre….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu