• |
ide | kryesore

Edhe Greta Thunberg i dha lamtumirën Donald Trump

-Instant, Paparazzi, Slider

Greta Thunberg i dha lamtumirën e fundit presidencës së Donald Trump me një ironi të zgjuar, sarkastike, duke i kthyer një fyerje të mëparshme që ai dikur i kishte lobuar asaj.


18-vjeçarja postoi foto të ish presidentit në ikje dhe ndërkohë shkruante:


‘Ai duket si një i moshuar shumë i lumtur që pret një të ardhme të ndritur dhe të mrekullueshme’!

‘Hakmarrja’ e Thunberg vjen pas komenteve që Trump bëri gjatë samitit të Davos në janar të vitit të kaluar. Në atë kohë ai shkroi në Twitter:

‘Ajo duket si një vajzë e re shumë e lumtur që pret një të ardhme të ndritur dhe të mrekullueshme’!

Kjo nuk është hera e parë që Thunberg përdor fjalët e vetë Trump kundër tij. Në vitin 2019, ish presidenti reagoi kundër zgjedhjes së Thunberg si personazh viti, Ai e quajti qesharake. Në Twitter ai shkruante:

‘Greta duhet të punojë për problemin e saj të menaxhimit të zemërimit, pastaj të shkojë në një film të mirë me një shoqe! Chill Greta, Chill! ’

Thunberg i kujtoi Trump atë që kishte thënë pasi ai humbi zgjedhjet në SHBA në vitin 2020.

‘Kaq qesharake. Donald duhet të punojë për problemin e tij të menaxhimit të zemërimit, pastaj të shkojë në një film të mirë me një mik! Chill Donald, Chill’!

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu