• |
ide | kryesore

Fillon show me 21 Janarin/ Braçe: Presioni për drejtësi duhet nga e gjithë shoqëria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas pak do të nisë ceremonia përkujtimore për vrasjet e 21 janarit. Në 10-vjetorin e vrasjeve, socialistët pranojnë se nuk kanë bërë drejtësi, por nga zyra e kryeministrisë, Erjon Braçe këtë përvjetor ka dalë me një justifikim të  ri. Sipas tij zëri i vetëm i socialistëve është i pafuqishëm, sepse presioni për drejtësi duhet të vijë nga e gjithë shoqëria.


“Ky krim nuk i perket as vetem qeverise,


as vetem prokurorise, as vetem gjykates!
Ky krim i perket gjithe SHOQERISE!
Presioni per DREJTESI
duhet te jete i gjithe shoqerise;
I njenashem, vetem prej socialisteve eshte i kufizuar, i paragjykuar dhe i pafuqishem!
Shoqeria duhet te mos pajtohet me pushkatimet politike, pa gjyq por vec me nje urdher politik qe mbrohet edhe tani.
HETIMI DUHET TE RINISE KETU,
TEK URDHRI, SA KOHE QE URDHRI NUK ESHTE HETUAR, GJYKUAR,
PO MBROHET SI I DREJTE EDHE PAS 10 VITESH!” shkruan Braçe.

Socialistët gjithsesi e kanë bërë diçka, ata kanë organizuar ceremoni përkujtimore live çdo 21 janar.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu