• |
ide | kryesore

Kamala Harris, Michelle Obama dhe Hillary Clinton, veshje me mesazh në inagurim

-Instant, Paparazzi, Slider



Zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris, ish-Zonja e Parë Michelle Obama dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, kanë dërguar gjithnjë mesazhe simbolike përmes veshjeve të tyre.

Megjithatë në ditën e përurimit të Joe Biden dhe Kamala Harris, duket se të tri gratë e fuqishme bënë një deklaratë të përbashkët.

Derisa u futën në ndërtesën e Kapitolit përpara ceremonisë së sotme të betimit, secila prej tyre u shfaqën në ngjyrë të vjollcë. Zgjedhja e tri grave për ngjyrën e njëjtë – e cila është një përzierje e mirëfilltë e ngjyrave të partisë politike, e kuqja dhe blu – mund të ketë qenë me të vërtetë e qëllimshme, duke marrë parasysh kuptimin e ngjyrës për të ngjallur një ndjenjë solidariteti dhe uniteti, sipas The Hill.

Për momentin historik, Harris zgjodhi një fustan e pallto të tillë nga stilisti Christopher John Rogers, të cilën e kompletoi me dorëza lëkure e take të po së njëjtës ngjyrë.



1 Comment

  1. Muhabete bundrash. Merreni edhe xhozin majlinden binon vilmen brimen gopin etj, jo rrakacollin se do tremeni. Jane te kualifikuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *