• |
ide | kryesore

Liderët e BE-së diskutojnë sot mbi vaksinat për Ballkanin Perëndimor

-Instant, Lajme, Planet



Furnizimi me vaksina për Ballkanin Perëndimor do të jetë një nga temat e diskutimit të liderëve të BE në takimin e ditës së sotme, njoftojnë nga Brukseli. Në një ftesë drejtuar udhëheqësve të vendeve anëtare të BE, Charles Michel shprehet se fushata e vaksinimit brenda BE do të diskutohet gjithashtu në takim. Presidenti i Këshillit Evropian vlerëson se situata aktuale me infeksionin COVID-19 në Europë kërkon vëmendjen më të madhe.

“Ne duhet të flasim për bashkëpunimin me vendet e treta në lidhje me vaksinat që duhet të trajtohen si një e mirë publike globale. Ne do të shohim se si mund t’i ndihmojmë partnerët tanë fqinjë dhe më gjerë “, tha presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *