• |
ide | kryesore

‘Magji’ apo e bën enkas Insigne: tre penallti në tre të gabuara kundër Juventus

-Instant, Sport



Mes shumë fytyrave të trishtuara në kampin e Napolit, spikat ajo e Lorenzo Insigne, që shpërtheu në lot në fund të ndeshjes për penalltinë e humbur kundër Juventusit që do të thoshte momentalisht 1-1 dhe do të ishte goli numër 100 me fanellën e kaltër. Penalltia ndaj bardhezinjve është një mallkim i vërtetë për kapitenin e Napolit, i cili ka humbur tre në tre në të gjitha garat kundër tyre.

Gabimi i parë i kapitenit të kaltër u fiksua në 23 maj 2015 në Serie A, për javën e 37-të: Insigne u hipnotizua nga Buffon (3-1 për Juven rezultatin përfundimtar). Katër vjet më vonë, më 3 mars 2019, përsëri në kampionat, ishte Szczesny ai që e bëri Allegri të gëzohej (1-2 për bardhezinjtë në fund). E këtë herë në Mapei Stadium përsëri përpara polakut, emocioni tradhtoi sulmuesin nga Campania: portieri në njërën anë, por topi përfundoi në anën tjetër… jashtë. Një natë e keqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *