• |
ide | kryesore

Mallra kontrabandë/ Arrestohen 9 persona në Rinas, mes tyre 4 doganierë

-Instant, Lajme, Të fundit



Nëntë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës mes të cilëve 4 janë doganierë në Rinas. Të arrestuarit akuzohen për kontrabandë mallrash. Policia sqaron se në kuadër te operacionit “Rinas Ekspres” u arrestuan në flagrancë; Byordi Kasmit; Alkida Lazrit; Qani Lazrit, i dënuar më parë për kontrabandë më mallra që i nënshtrohen regjimit doganor; Lonora Legisit dhe Altin Legisit.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u arrestuan doganierët: Baftjar Kazias, me detyrë Shef Sektori në Sektorin Operacional terminal Rinas; Theodhor Naçi, me detyrë doganier në aeroportin e Rinasit me detyrën kontroll në skaner pranë kontrollit fizik; Muhamet Liçaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut; Edlira Saliaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut.

Personat e sipërpërmendur me numrat respektivë nga 1 në 5, janë kapur dje në flagrancë në rrugën Rinas-Kashar me një sasi mallrash konfeksione pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke shmangur dhe mosdeklaruar tërësisht detyrimet doganore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *