• |
ide | kryesore

Mbi 210 mijë raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në botë gjatë 24 orëve të fundit

-Instant, Lajme, Planet



Në mbarë botën janë regjistruar 210 mijë e 515 raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Sipas faqes botërore të statistikave, Worldometers.info, gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 5 mijë e 639 viktima nga COVID-19.

Deri tani në gjithë botën numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 97 milionë e 497 mijë e 633, ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 2 milionë e 87 mijë e 496.

Kujtojmë se SHBA-të janë vendi më i goditur nga pandemia e koronavirusit, ku janë infektuar 25 milionë e 28 mijë e 391 persona dhe më pas India me 10 milionë e 619 mijë e 603 raste dhe Brazili me 8 milionë e 639 mijë e 868 raste. Aktualisht në të gjithë botën janë 9 milionë e 640 mijë e 53 raste aktive me COVID-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *