• |
ide | kryesore

Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 janarin, Gjonaj: Prokuroria do të hetojë mbi bazën e provave

Lajme, Planet, Të fundit



Policia e Tiranës ka kërkuar rifillim të hetimeve për ngjarjen e 21 janarit.

Burimet thanë se dje është depozituar një letër drejtuar Prokurorisë së Tiranës, në formën e kërkesës për rifillim të hetimeve, ku shtrohen çështje konkrete dhe riekspertime që kërkohen nga Policia, shkruan Panorama.com.al.

Pyetje: Vetëm pas 10 vitesh mos është propagandë apo provokim? Ka prova të reja që i gjeti dje?

Ministrja Gjonaj: Policia do veprojë e pastaj prokuroria do hetojë mbi bazën e provave.

Dje, në letrën e saj drejtuar organit të akuzës, Policia e Tiranës kërkon riekspertim të predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës.

Gjithashtu, kërkon që të ripyeten personat që kanë dijeni, kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të Gardës së Republikës, që ishin në shërbim në datën 21 janar 2011. Gjithashtu, në letër kërkohet të ripyeten të afërm të viktimave dhe dëshmitarë.

Gjithashtu, kërkohet riekspertim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.



8 Comments

  1. Po këta me gjithë mënd nuk kanë cak.Nuk panë këta çndodhi në Amerikë.4 viktima dhe atje por ndryshe nga këtu prokuroria atje do marë nën hetim Trumpin dhe jo policët që vranë.Edhe në Shqipëri këtë duhet ta kishte bërë me kohë për Ramën.E po prag zgjedhjesh tani.Kujtojnë se do fitojnë elektorat më shumë.Do ju kthehet në bumerang.

  2. Provat i ke aty, me 2 PRILL 1991, ne Shkoder.
    Merr ne pyetje Moz Cigaren, ministrin e rendit me 1991!
    Vdiqen 4 shqiptare dhe aty!

    Apo e harruat? Jua kujton historia!

  3. Po ku ishit 8 vjet apo meqense ka zgjedhje hajde ti genjejm edhe njeher shqiptaret,O zotrinje me 21 janar 1920 u be Kongresi Lushnjes dhe ju e keni harruar ,tani po shpallni deshmor anti shtetin, po z.Biden cfare duhet te bej te shpalli deshmor ata qe sulmuan Capitolin?????.

  4. Bullshit prej Ballkani!!!

    Kjo eshte thjesht tallje trapi per miletin e gjore, qe historikisht shkon mish-kutie per top.

    Nese akoma beson ky milet tek keta, nuk kam c’te them. Fjala “tredhje” eshte epiteti me minimal qe i shkon.

  5. Mjafton te permendet qe nga ata te gardes e vuri kryebashkiak, dhe u kuptua sa eshte vullneti i Rames per te zbuluar te verteten apo edhe per te denuar ate qe ka vrare..Te tjerat jane me loja luftash!

  6. Gjynah ata qe iken dhe qe besuan ne Ramen atehere dhe skishin faj. Por keto idote qe do votojne Ramen dhe pas 10 viteve pas kesaj ngjarje, nuk kane nxjerre nje mesim qe vazhdojne ta votojne perseri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *