• |
ide | kryesore

Porosia e ambasadorëve për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Veproni të pavarur, pavarësisht kush ju ka emëruar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, Luigi Soreca dhe Yuri Kim zhvilluan sot një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në twitter, Soreca thotë se i falenderoi ata që ndërmorën një sfidë kaq të vështirë në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë.

“Ju urova më të mirën për punën e tyre në çështjet e rëndësishme që Gjykata do të shqyrtojë së shpejti. Sigurimi i funksionaliteti i Gjykatës ishte një arritje e madhe, e bërë e mundur nga angazhimi politik i Presidentit dhe Parlamentit, dhe puna efektive e KED”.

Soreca thotë se Shqipëria ka një hap kritik drejt konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat, duke garantuar se BE do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë për te gjitha institucionet e drejtesise ne menyre qe reforma në drejtësi të japë rezultatet që qytetarët shqiptarë presin. Nga ana tjetër, diplomatja amerikane nënvizoi kërkesën e saj që gjyqtarët të veprojnë me pavarësi dhe integritet për të dhënë drejtësi, pavarësisht nga cili institucion i kishte emëruar ata për Gjykatë.

Ambasadorja Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Gjykata luan në sigurimin e kontrolleve dhe ekuilibrave në institucionet e Shqipërisë dhe në sigurimin e shtetit të së drejtës.

Ajo përsëriti se mbështetja e SHBA.-së do të vazhdojë, përfshirë edhe sigurimin e ndihmës teknike.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi.



5 Comments

  1. Po parulla kariper loqet lexues dhe elektoratin e ripjelljes

    Nenkuptimi eshte i tille, pavaresisht se kush ju zgjodhi ju jeni te mite…thote kimetja..

    kim buzeqeshja u ben presion se ne fakt ska cu ben fare, secili do gjykoje ne interes te rames ose metes, ose dovejene te semes

  2. Te pavarur nga kush dhe, perse duhet kjo lloj porosie…
    Ju i dini te gjithe njerezit (si ato qe u rrethojne) se, jane fare “budallenj”….
    Vetem perse shkoni Ju atje, Ato nuk mund te jene kurre me te pavarur…
    Ju shkoni atje si, misionare, per te derguar ndonje sms-se qe nuk mund t’u shkoje atyre neper telefona se, keni friken e serverave nderkombetare qe regjistrojne pa vullnetin tuaj ….
    Aman nnnnnnnn
    Na lodhet…….
    Turpi…….

  3. Lesh kan keta ne vend te truve?! Po lesh kan. po problem behet kur truleshet na marin te gjitheve per trulesher. Dhe kjo na fyen. Kur nuk ke respekt per tjetrin nuk ke as per vete. E cte te thuash me ty….dhe te gjitheve ju. Jeni te neveritshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *