• |
ide | kryesore

“Punoj të siguroj shkollimin se prindërit janë të papunë”, sfida e një studenti në Tiranë: Zero mbështetje

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është takuar studentin e vitit të dytë master në Universitetin e Arteve, i cili rrëfen vështirësitë e studentëve shqiptarë dhe jetesën e shtrenjtë që rezervon kryeqyteti. Në një bisedë me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ai shpjegon se si i duhet që të sigurojë vetë shpenzimet e shkollimit, pasi prindërit i ka të papunë. Edhe për mësimin online Caca ka pranuar që ka shumë kosto, por nuk është aspak efektiv.

“Jam i detyruar edhe të punojë për arsye se unë kam të dy prindërit pa punë. Ata nuk arrijnë dot të më mbajnë në Tiranë, sepse jetesa këtu është shumë e shtrenjtë, është tarifa që është një nga problemet kryesore, është qiraja që unë jetoj me qira këtu, uji, drita. Plus tani edhe për shkak të pandemisë që zhvillojmë mësimin online” tha Caca.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *