• |
ide | kryesore

Ronaldo hipotekon Superkupën dhe sfidon milanezet: “Jemi edhe ne për titullin”

-Instant, Sport



Finalet vështirë se i gabon e madje edhe në Reggio Emilia Cristiano Ronaldo vuri vulën e tij vendimtare në fitoren e Juventus ndaj Napolit. “Ishte një ndeshje e vuajtur në një fushë të keqe loje. Fituam SuperKupën që është gjithashtu një trofe i rëndësishëm për besimin tonë.” Pastaj portugezi ka edhe një mesazh për rivalët. “Milani dhe Interi janë shumë të fortë, por ka ende shumë për të bërë. Mund të fitojmë akoma titullin. Do të jetë një garë e gjatë, por është e mundur.”

Kampioni portugez vendos një tjetër trofe në palmaresin e karrierës së tij të jashtëzakonshme dhe lë pas provën e keqe kundër Interit. “Patëm një sjellje të ndryshme në krahasim me ndeshjen kundër Interit ku bëmë keq – shpjegoi ai për mikrofonët e Rai Sport -. Ekipi bëri keq, por tani është e kaluar. Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim trofeun, të marrësh besim, është një titull shumë i rëndësishëm dhe ne jemi shumë të lumtur. Shpresoj që ekipi të fitojë besim në funksion të ndeshjeve të ardhshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *