• |
ide | kryesore

Rrjedhje gazi në shkollë, nën hetim drejtori dhe inxhinieri

-Instant, Lajme, Të fundit



Drejtori i shkollës 9-vjeçare në Tiranë ku një ditë më parë pati rrjedhje gazi dhe një inxhinier janë referuar në Prokurori për veprat penale shpërdorim detyre dhe shkelje e rregullave për lëndët djegëse plasëse dhe radioaktive. Sipas policisë ata kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial.

Në përfundim të ekspertizës sipas grupit hetimor rezultoi se shkolla ka 2 depozita të cilat shërbejnë në sistemin e ngrohjes. Njëra prej tyre kishte pasur rrjedhje për shkak të tejmbushjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *