• |
ide | kryesore

Sot 10 vite nga 21 janari/ Familjarët homazhe para kryeministrisë, policia kërkoi rinisjen e hetimeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot shënohet 10-vjetori i tragjedisë së 21 janarit, në ditën ku 4 protestues u vranë gjatë një demonstrate të organizuar asokohe nga PS në opozitë.

Homazhe do të kryhen në bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’ për nder të viktimave, ku do të vendosen lule, teksa kryeministri Edi Rama, 10 vite më parë kreu i opozitës shqiptare sot do të ftojë në kryeministri familjarët e 4 viktimave Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Drejtësia shqiptare ia faturoi vrasjen ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendit që Gjykata e dënoi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Nga ana tjetër ende dhe sot nuk është gjetur autori i vrasjes së Aleks Nikës, pasi e kapi një plumb rikoshet.

Familjarët e viktimave vijojnë prej 10 vitesh të kërkojnë drejtësi, kurse vetëm dje Policia ka kërkuar nga Prokuroria rihapjen e hetimeve për dosjen e ’21 janarit’, saktësisht për Aleks Nikën për të cilin hetimet ishin pezulluar.



5 Comments

  1. 10 vite pa drejtësi. Urdhëruesit e pushkatimeve, janë të lirë, të pahetuar, të pagjykuar, të pandëshkuar. Madje, madje, njerëz të pushtetshëm në politikë, ekonomi, biznes. Quhen Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Pushkatuesit janë te lire, te hetuar një pjese, te pahetuar pjesa tjetër, te gjykuar një pjese, te pagjykuar pjesa tjetër, te pandëshkuar te gjithë! Zhdukësit e provave janë të lirë, të pahetuar, të pagjykuar, të pandëshkuar. Gjyqtarët e këtij krimi, janë të larguar të gjithë nga sistemi i drejtësisë.

    1. rilindas ti qe kundershtove protestat me usa kundra zgjedhjes se bidese , nuk ke fytyre qe te kerkosh drejtesi kur per vete ju sule me dhune insitucioneve

  2. ku veprimtarët e PD, nga qendra në bazë do të ketë një mënyrë sjellje të njëllojtë.

    Madje përcaktohen dhe fjalët që duhet të thuhen në këto takime derë më derë, duke porositur në mënyrë të veçantë që të mos harrojnë kurrë se janë përfaqësues të kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë Lulzim Basha.

    Në udhëzim është përcaktuar se si duhet të jetë toni i zërit, i butë dhe i qetë, si dhe faktin se nuk duhet të ndahet buzëqeshja nga buza.

  3. Akoma e 10 vjet këta familjarë nuk e kanë kuptuar që Rama i përdori dhe i shkeli me këmbë.E kuptoj dhimbjen por të jenë realistë.E patë çndodhi në Amerikë?4 të vrarë dhe atjeTi bëjnë heronj ata?Jo sepse nuk preken istitucionet e shtetit.

  4. Po per MASAKREN E 2 PIRLL 1991 NE SHKODER, ME 4 TE VRARE, kerkon gje rinisje hetimesh policia?
    Se ishte Moz Cigarja minister rendi dhe nuk shoh te jete denuar apo larguar……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *