• |
ide | kryesore

Tom Hanks, një deklaratë të fuqishme për ‘rrugëtimin e ri’ pas inaugurimit të Biden

-Instant, Paparazzi, Slider



Tom Hanks u shfaq disa herë gjatë gjithë programit duke prezantuar të famshmit e tjerë të pranishëm si Demi Lovato dhe Justin Timberlake.

Në krye të mbrëmjes, aktori i “Cast Away” bëri disa deklarata për Amerikën që njëherësh ka qenë objekt diskutimi për disa kohë.

“Unë jam në Lincoln Memorial në National Mall, në kryeqytetin e siguruar të kombit tonë”, tha ai. “Javët e fundit, vitet e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të përçarjeve të thella dhe një inati shqetësues në tokën tonë. Por sonte ne mendojmë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Ai shtoi: “Praktika e demokracisë sonë, themelet e republikës sonë, integriteti i Kushtetutës, shpresa dhe ëndrrat që ne të gjithë ndajmë për një bashkim më të përsosur”.

Tjetra, Hanks shpjegoi se ndërsa Dita e Përurimit ishte sigurisht një sinjal i një ndryshimi të madh në Amerikë, ajo ishte gjithashtu ‘për shumë më tepër sesa betimi i udhëheqësve tanë të ardhshëm kombëtar’. “Kjo ditë ka të bëjë me dëshmimin e përhershmërisë së idealit tonë amerikan”, vazhdoi ai. “Çdo katër vjet ne dëgjojmë fjalët që do të na fuqizojnë të gjithëve në udhëtimin përpara, mesazhin që mund të na bashkojë, teksa fillojmë një kalim të ri nga ku jemi deri atje ku mund të jemi. Një udhëtim drejt një qëllimi të përbashkët”.



2 Comments

  1. Na ishte nje here nje gjuhe e bukur….Gjuha e Embel Shqipe….
    Fali o Zot se nuk dine se cbejne…. Kazan Hesapi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *