• |
ide | kryesore

Trafikimi i sirianëve, Gjykata e Vlorës vendos burg për skafistin

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të mërkurë ka dalë përpara Gjykatës së Vlorës, Emiljano Likaj, skafisti i arrestuar si i dyshuar për tentativën e trafikimit të 55 klandestinëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Prokuroria, e përfaqësuar nga Hyrjet Lamaj, kërkoi ndaj të akuzuarit “arrest me burg”.

Gjyqtarja Herila Çela vendosi të ligjshëm ndalimin e këtij shtetasi si dhe caktoi masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e “ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *