• |
ide | kryesore

Turku me pasaportë shqiptare ekstradohet nga Bullgaria

-Instant, Lajme, Të fundit



Një turk me pasaportë shqiptare është ekstraduar drejt Shqipërisë pasi ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik droge

49-vjeçari Rexhep Ipek, i cili ka lindur në Turqi po banon në Durrës më 15 tetor të 2019 i është caktuar masa arrest me urg nga Krimet e Rënda.

Ai është me pasaportë shqiptare pasi ka qenë i martuar me një shtetase shqiptare, teksa tani ekstradohet drejt Shqipërisë për të dhënë llogari mbi veprat për të cilat akuzohe si “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Falë bashkëpunimit me homologët bullgarë është kapur një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Sofja, Bullgari, u krye ekstradimi nga Sofja, Bullgari, i shtetasit R. I., 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Durrës, i cili ka shtetësi shqiptare (është i pajisur me pasaportë shqiptare), pasi ka qenë i martuar me një shtetase shqiptare.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, më datë 15.10.2019, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *