• |
ide | kryesore

Vaksina BioNTech/Pfizer efikase kundër variantit anglez të COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Vaksina nga BioNTech/Pfizer duket efektive kundër variantit anglez të virusit COVID-19, i cili ka shqetësuar komunitetin ndërkombëtar për shkak të transmetueshmërisë së tij më të madhe, sipas rezultateve të dy studimeve paraprake të publikuara sot.

“Rezultatet tona sugjerojnë se shumica e përgjigjeve të vaksinave duhet të jenë efektive kundër variantit B.1.1.7”, theksjnë, në një nga dy studimet që nuk janë vlerësuar ende nga shkencëtarë të tjerë, një ekip studiuesish ndërkombëtar nga universitetet britanike dhe holandeze. Për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës, studiuesit kanë përballur në laborator variantin anglez me plazmën e 36 pacientëve të shëruar, pasi ishin prekur ka forma të rënda ose më të lehta të COVID-19.

Shumica e mostrave ishin në gjendje të neutralizonin variantin anglez, megjithëse fuqia e neutralizimit u zvogëlua në 3 nga mostrat. Në një studim paraprak të veçantë, një ekip i studiuesve të BioNTech / Pfizer vijnë në përfundime të ngjashme, duke krahasuar efektin e plazmës nga 16 pjesëmarrës me provat klinike mbi variantin anglez dhe virusin origjinal të Wuhanit./ATSH



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *