• |
ide | kryesore

Varianti i ri i koronavirusit, Oxford nis punën për vaksinën e re

Lajme, Planet, Slider



Shkencëtarët nga Universiteti i Oxfordit po përgatiten të prodhojnë versione të tjera të vaksinës, të cilat do të jenë në gjendje të luftojnë llojet edhe më infektuese të virusit. Ekipi që qëndron pas vaksinës nga Oxford dhe AstraZeneca po kryen studime për të përshtatur teknologjinë rreth prodhimit të versioneve të reja të vaksinës.

Oxford është duke monitoruar nga afër ndikimin e llojeve të reja të koronavirusit të zbuluar në Britani të Madhe, Afrikën e Jugut dhe Brazil dhe po vlerësonte proceset e nevojshme për të përshtatur vaksinat sa më shpejt të jetë e mundur për të luftuar mutacionet e Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *