• |
ide | kryesore

Video/ Dy kartonë të kuq e një gol: shtatë muaj pa luajtur e pesë minuta në fushë, Çinari vendos derbin

-Instant, F1, Sport, Video



Partizani kthehet të provojë shijen e fitores në derbi. E bën me Çinarin 7 minuta nga fundi, me një gol që trondit Tiranën që duhet të mendojë tani për zonën Europa League. Nuk i bëri punë Dedes debutimi i Seferit, që humbi një gol praktikisht të bërë, ndërsa ‘blerja e janarit’ e Dajës vendosi derbin pas vetëm 5 minuta nga rikthimi në fushë, pas një pauze shtatë mujore për shkak të pezullimit të ardhur nga FIFA.

NDESHJA – Tirana pati impaktin më të mirë të ndeshjes dhe e vuri në vështirësi sidomos në fillim të takimit kundërshtarin. Dede i dha derbin e parë Seferit e Daja bëri të njëjtën gjë me Murataj. Por ajo që dhanë dy lojtarët ishte një kontribut i ndryshëm. Sulmuesi i kombëtares humbi një gol nga ato që nuk duhen sidomos në derbi, duke e nxjerrë topin jashtë edhe pasi kishte kaluar portierin Hoxha. Një problem që Seferi e ka treguar edhe me kuqezinjtë. Përkundrazi Murataj garantoi sasi e cilësi në një mesfushë, që ndihmoj jo pak edhe nga Melo tepër energjik për të fituar besimin e Dajës. Partizani-Tirana u luajt me ritëm agonistik, por me pak raste shënimi, edhe ato të finalizuara keq e me shumë agresivitet.

KARTONËT E KUQ – Enea Jorgji e ka ekzagjeruar me kartonët e dytë të verdhë, duke i nervozuar të dy kampet: Bardhi e Batha përjashtohen nga fusha në harkun e 5 minutave. Pasi kishte falur në dy raste kartonin për Bathën, në minutën e 51 arbitri elbasanas tronditi Partizanin me një karton të dytë të verdhë për sulmuesin Bardhi, për një kontakt të tij me portierin Bekaj, edhe pse nga përsëritja duket se Bardhi nuk e pengoi qëllimisht portierin. Protestat e të kuqve nuk e shmangën qendrimin në fushë me 10 lojtarë, por fatin do ta kishte të njëjtë edhe Batha, që mori kartonin e dytë të verdhë, në të 56, atëherë kur ndoshta nuk bëri asgjë për ta merituar. Jorgji sic duket ka aplikuar ligjin e kompensimit…

RIKTHIMI I ÇINARIT – Pikërisht shtatë minuta nga fundi, zgjidhja për teknikun e të kuqve erdhi nga pankina me Cinarin që vendosi derbin me një devijim nën portë, në goditjen e Muratajt. Shkodrani, që nuk luante nga korriku i vitit të kaluar, u fut në fushë për të bërë debutimin, pas heqjes së dënimit nga CAS, në minutën e 78. E pas 5 minutash në fushë i dha avantazhin të kuqve në ndeshjen më të ndjerë të kryeqytetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *