• |
ide | kryesore

Video/ Jorgji skuq derbin, duke e ekzagjeruar: dy kartona të kuq në 5 minuta

-Instant, Sport, Video



Partizani-Tirana vazhdon të luhet me ritëm agonistik, por me pak raste shënimi, edhe ato të finalizuara keq e me shumë agresivitet. Pikërisht kjo nuk mungon kurrë në një derbi të kryeqytetit, por këtë herë Enea Jorgji e ka ekzagjeruar me kartonët e dytë të verdhë, duke i nervozuar të dy kampet: Bardhi e Batha përjashtohen nga fusha në harkun e 5 minutave.

Pasi kishte falur në dy raste kartonin për Bathën, në minutën e 51 arbitri elbasanas tronditi Partizanin me një karton të dytë të verdhë për sulmuesin Bardhi, për një kontakt të tij me portierin Bekaj, edhe pse nga përsëritja duket se Bardhi nuk e pengon qëllimisht portierin. Protestat e të kuqve nuk e shmangin qendrimin në fushë me 10 lojtarë, por fatin do të kishte të njëjtë edhe Batha, që merr kartonin e dytë të verdhë, në të 56, atëherë kur ndoshta nuk bëri asgjë për ta merituar. Jorgji sic duket ka aplikuar ligjin e kompensimit…



1 Comment

  1. Ndoshta ky Halili nuk eshte ne rregull nga trute, qe kur hoqi tranerin qe i dha Tirones titullin kampion qe i mungonte prej vitesh! Kuptohet nga menyra se si flet, kur thote se per kete vit si te jete kismet! Nuk ka “kismut”por ka pune dhe “si te jete kismut” Nuk di as shqipen mire, kur thote “kismet” ne vend qe te thote “te shohim e te shpersojme… dmth te jesh nje njeri qe nuk je per ata pune ! Por mund te jesh president nderi i Tirones, nese te dhimset o Halil! Presidentet e vretete te klubeve te futbollit nuk ndrehyjne e nuk pronocohen kurre ne emer te trajnerit! Per te ardhemen ekipit dhe zhvillimin e ndeshjave eshte trajneri dhe vetem ai qe duhet te flase! Per mua eshte fat jo i mire qe Tirona ka nje president qe hyn ne kompetancat e trahnerit! ( Kesaj i thone : E therret per prift e i rruan mjekrren)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *