• |
ide | kryesore

Ambasada e Rusisë reagon ashpër për dëbimin e diplomatit: Akuzat janë të pabaza dhe fiktive

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ambasada e Rusisë në Shqipëri reagon pas lajmit për dëbimin e diplomatit rus, Alexei Krivoshev, nga Shqipëria, me argumentin se kishte shkelur masat anti-Covid.


Në një postim në “Facebook”, ambasada ruse thekson se janë befasuar nga përmbajtja e deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë mbi shpalljen “non grata” të diplomatit, pasi sipas tyre, në të nuk kishte asnjë provë për shkelje të masave anti-Covid të marra në Shqipëri.


“Ne besojmë se akuzat e ngritura ndaj tij janë pa baza dhe janë fiktive. Kundër sfondit të këtij sigurimi të palës shqiptare, dyshohet dëshira për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore”, thuhet mes të tjerash në reagimin e ambasadës ruse.

1 Comment

  1. Bythelepiresat rilindas po bejne çmos te terheqin vemendjen e administrates se re amerikane. Kot nuk thone shif te zotin dhe pastaj fol per sherbetorin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu