• |
ide | kryesore

BE e bashkuar në thirrjen ndaj Putinit: Liro Navalny-n

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që të lirojë politikanin opozitar, Aleksei Navalny.

“Në bisedën time me Putinin sot, kam riktheksuar se BE-ja është e bashkuar në dënimin e ndalimit të Alexei Navalnyt dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm”, shkroi Michel në Twitter.

Navalny u ndalua fundjavën e kaluar dhe u burgos për 30 ditë, për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht.

Navalny u ndalua menjëherë pas kthimit në Moskë nga Gjermania, ku u trajtua për helmim me një agjent nervor.

Gjykata tha se Navalny e ka shkelur lirimin me kusht – masë që i është shqiptuar më herët, pas disa auzave të ngritura për përvetësim fondesh.

Navalny i ka cilësuar këto akuza si të motivuara politikisht.

Ai përballet me tre vjet e gjysmë burgim nëse shpallet fajtor.

Për lirimin e Navalnyt kanë bërë thirrje edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. /REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *