• |
ide | kryesore

Dalin përgjime të reja të klaneve mafioze në Itali/ “Do na prezantojë një ministër në Shqipëri”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk kanë të ndalur të rejat që dalin pas një hetimi të bujshëm që u mbyll 2 ditë më parë në Itali me arrestimin e gati 50 personave, pjesë e klaneve mafioze por që lidhjet i kishin të forta në fushën e biznesit dhe politikës. 13 prej tyre janë lënë në arrest me burg ndërsa 35 të tjerë në arrest shtëpie. Mes të arrestuarve janë edhe 3 shqiptarë ndërsa disa nga personat e lidhur klanet mafioze kishin filluar të vinin kontakte në Shqipëri në fushën e ndërtimeve shumëkatëshe në Tiranë.

Mediat italiane kanë zbardhur edhe një darkë të zhvilluar në një lokal në Romë ku mes personave të lidhur me klanet mafioze ishte edhe një eurodeputet italian i UDC, Lorenzo Cesa. Darka ishte nën përgjim nga antimafia e cila ishte fokusuar te sipërmarrësi Antonio Gallo, i cili bënte lidhjen e klaneve mafioze me politikën për të përfituar tendera.

Në tavolinë është edhe Franco Talarico që mbante detyrën e sekretarit rajonal të UDC dhe që aktualisht është lënë në arrest shtëpie. Është ky që duket se ka ndërmjetësuar për takimin mes sipërmarrësit Gallo dhe eurodeputetit Cesa për të folur për shtrirjen e bizneseve ku një pjesë të rëndësishme të bisedës e zë pikërisht Shqipëria.

“Dëshira e mafiozëve kalabrezë ishte që të përfitonin nga pozicioni i eurodeputetit Lorezno Cesa në Parlamentin Evropian për të fituar akses në organet publike, për të lidhur kontrata, si dhe për të investuar në Shqipëri apo edhe në vende të tjera të Evropën Lindore” – thuhet në dosjen e antimafias.

Takimi u zhvillua më 7 korrik 2017 në restorantin Tullio, në qendër të Romës. Të pranishëm janë biznesmeni Antonio Gallo, sekretari Franco Talarico dhe Tommaso Brutto, ish-këshilltar komunal i Catanzaros dhe djali i tij Saverio.

PERGJIMET NE TELEFON

Më 28 qershor 2017, disa ditë para drekës, Brutto kishte diskutuar me Talarico në telefon për të rregulluar takimin. Të gjitha bisedat janë të përgjuara.

Brutto: Ne duhet të flasim me Cesa, unë kam për të zgjidhur problemin e djalit tim dhe duhet ta vendosim atë në plan. Përveç kësaj ne duhet të mbajmë një parti, ne duhet të mbajmë një sekretariat…

Talarico: Po Antonio (Gallo) si po shkon në Shqipëri?

Brutto: Ne bëmë atë, sidoqoftë Franco, nuk e di si po shkon, si nuk po shkon.

Nga biseda që bëhet mes tyre kuptohet se ata duhet të organizonin një takim mes deputetit Cesa dhe biznesmenit Gallo.

Brutto: Sapo ne ta prezantojmë Antonion (Gallo) me kontaktin ai di si të sillet.

Talarico: ...por ndërkohë perspektiva politike… se unë kam qenë këshilltar i qytetit për 20 vjet. Tani kam marrë 5%. E gjithë lista është pranë meje.

Talarico: Cesa do ta prezantojë me një mik, këshilltar i Gallos, por edhe enteve të ndryshme, Eni Telecom, Anas dhe i gjithë grup që e ndjek.

Të dy duan edhe kontakte jashtë vendit për sipërmarrësin Gallo.

Brutto: Lorenzo Cesa mund të ketë kontakte edhe me politikanë në Shqipëri, ku është i njohur. Është i rëndësishëm, është një gjë nëse Cesa të krijon një kontakt në Shqipëri. Atje nuk është si këtu. Një ministër atje hoqi dorë prej tij.

Talarico: Uh… korrupsioni total… tregu i lirë po, por ata kanë një kontratë… kur i shkon me 100 mijë… këto janë tuajat. Është vërtet e ligjshme. Për shembull, nëse mund të futemi në spitale… sepse ne gjithashtu furnizojmë kominoshe, doreza dhe maska, gjithçka që lidhet me spitalet.

Pas daljes së këtyre përgjimeve deputeti italian Lorenzo Cesa nuk humbi kohë dhe ka dhënë dorëheqjen. Ai tha se e konsideronte veten të pa lidhur me këto afera dhe se prokuroria duhet që ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Zbardhen përgjimet/ Mafia italiane e Ndraghetas në kontakte më njerëzit e Veliajt për ndërtim kullash në Tiranë

 



5 Comments

  1. Po merobaziket? E paskan koken ne mut sonte me duket……
    O Fuge, na thuj noi llaf!
    Hajde Edvin Bastardi, kape tastieren dhe shkruaj ndonje perle me shqupista!

  2. shqipot ne 21 janar u cuan per 700 000 euro

    700 000 euro ktyne te kuqve ju kushtoi vetem vera ke nysret kripa

    realiteti eshte se grushte shteti, vetem te kuqte dine me bo

    te tjeret edhe po u perpoqen, ahhaa, nuk bejne per ate pune

    kta kane qe me revolucionin francez, shkolle e vjeter

  3. O shqiptare. Cdo qindarke e juaja ka perfunduar ne xhepat e ketyre monstrave qe ju udheheqin pa u votuar fare.

  4. Kocka rradhes.Shqipot do meren nje 3 muaj me keta.( ka 1001 pas tyre). lufta brenda llojit. Pergjimet do hyjn nga kal dal. ca do ” denohen” me sherbim prove.Ca nderkombtare drejtesi dashes te medhenj do mbushin valixhet. Mafja nderkombtare e kombtare vazhdon. Ilirjano pellazgjiket trima dhe puntore do vazhdojn ritualin. kocka lloqe tallava dhe xhepat bosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *