• |
ide | kryesore

E rëndë në Greqi, shqiptari dyshohet se përdhunoi adoleshenten greke me aftësi të kufizuara

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 30 vjeçar shqiptar i akuzuar për përdhunimin e një 15 vjeçarje grek me aftësi të kufizuara, është lënë i lirë me kushtet nga gjykata greke. Akuza kundër 30-vjeçarit është ajo e krimit të rëndë.

I riu u arrestua pasi 15 vjeçarja me aftësi të kufizuara dhe prindërit e saj u ankuan se ai përfitoi nga paaftësia e pjesshme mendore e vajzës së re dhe vazhdoi me një akt të plotë seksual kundër saj.

Gjatë seancës së sotme, ai pretendoi se e dashura e tij i kishte thënë se ishte 17 vjeç dhe se gjatë takimit të tyre nuk kishte asnjë kontakt të plotë, ndërsa në të njëjtën kohë ai tha se vonesa e vogël mendore e të miturës nuk perceptohet lehtë.

I riu, i cili është nga Shqipëria, por ka jetuar në Greqi për disa vjet, iu nënshtrua kushteve kufizuese të ndalimit të daljes nga vendi, duke u paraqitur dy herë në muaj në Policinë e Volos dhe duke lënë 5,000 euro garanci deri në përfundim të gjykimit të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *