• |
ide | kryesore

Fshehja e vdekjeve nga Covid/ Shifrat që nxjerrin bllof propagandën e qeverisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Për ditë e më shumë dalin në dritë prova dhe argumenta të reja se qeveria shqiptare ka manipuluar dhe fshehur numrin e të vdekurve nga pandemia. Debati që u hap në fillim të nëntorit se nga marsi deri në tetor, Covid 19 nuk kishte shkaktuar 550 vdekje por dyfishin e tyre tani po bëhet më i prekshëm. Dhe për këtë nuk nuk dëshmojnë vetëm çertifikatat mortore të atyre që kanë humbur jetën në spitalein infektiv, dhe nuk janë regjistruar si viktima të pandemisë. Por të njëjtën gjë e konfirmon edhe shtimi gapopant i numrit të vdekjeve për vitin 2020, i vili u rrit me 6 mijë persona më shumë në raport me mesataretn e viteve të fundit.

Në një shkrim të bazuar në të dhënat zyrtare, revista Monitor theksonte se “në vitin 2020 kanë humbur jetën në vend rreth 28 mijë persona, sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Gjendjes Civile”. Duke bërë një krahasim edhe me të shkuarën gazetarja Ornela Liperi nënvizonte:“Në krahasim me vitin 2019 dhe me mesataren e periudhës 2015-2019 (rreth 22 mijë), janë rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë, me rritje prej 28%, duke shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 1990, kur INSTAT raporton të dhënat”.

Lapsi.al e pasqyroi që në fillim denoncimin e bërë nga kreu i opozitës, Basha, në emisionin Opinion, ku ai tregoi me shifra numrin e vdekjeve të pa raportuara sipas çdo muaji.

Basha plas bombën: 414 të vdekur nga Covid u mbajtën të fshehtë

Ne dëshmuan me çertifikata reale mortore, se si njerëz të infektuar që patën dalë të vdekur nga spitalet Covid, nuk raportoheshin në statsistika si viktima të pandemisë.
Lapsi.al i disponon ende disa kartela mortore ku emrat e pacientëve që kanë humbur jetën janë “zhdukur” nga listat zyrtare. Psh në kartelën e një pacienteje të vdekur tek Shefqet Ndroqi, që për arsye etike nuk po ia përmendim emrin, e cila renditet mes 270 viktimave (127 ka raportuar qeveria) që ka ndërruar jetë në gusht të këtij viti, shkaku i vdejkes nuk jepet Covidi por “Arrest kardio- respirator”.

Fshehja e vdekjeve nga Covid 19/ Ja cilat janë provat nga morgu

Mënjëherë kjo gjë nxiti një fortunë nga ana e qeverisë. “Se kujt do i hynte në punë, se kush do përfitonte nga kjo, këtë mund ta thotë vetëm i imagjinata e atyre që arrin të përdorin edhe të vdekurit dhe vdekjen si nevojë e një lufte të dëshpëruar për pushtet, nuk ka asgjë për të diskutuar, është e turpshme” tha kryeministri Rama pas shpërthimit të këtij skandali. Edhe shefja e infektivit, Najada Çomo argumentoi kështu: ” Çdo pacient që ndërron jetë, përcillet për në morg së bashku me kartelën shoqëruese. Kartela bashkëshoqëruese përmban dhe arsyen e vdekjes së qytetarit, firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale e ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit nga mjeku që ka konstatuar vdekjen e personit… Kartelën bashkëshoqëruese të të ndjerit nuk e zëvendësojnë dhe as nuk e ndryshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje vetë humanizmin e autorëve të tyre në një kohë kaq të vështirë për njerëzit. Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të parafytyrohej dhe akuzohej si i përfshirë në një monstruozitet me përmasat e deklaruara”.

Andi Bushati:Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Por, tani në mbështetje të këtij debati hyjnë edhe statistikat zyrtare të publikuara nga revista Monitor të cilat dëshmojnë për vdekshëmrinë e lartë të vitit 2020, pikërisht nga pandemia e Covid 19. Natyrisht, ndoshta jo të gjithë të vdekurit shtesë të vitit që shkoi janë si pasojë direkete e pandemisë. Pra sot vdekjet reale nuk janë gjashtë fish më shumë sesa ato që pretendohet në statistikat zyrtare (6 mijë). Mes tyre ka nga ata që për shkak të pandemisë i kanë lënë pas dore hallet e tjera shëndetësore dhe frika i ka bërë të shmangin kontrollet rutinore tek mjeku që mund të kenë rrëzuar fatale. Por si do qoftë kurba e shpërthyer e rritjes së vdekshmërisë është dëshmi e qartë se për shkaqe propagandistike qeveria ka vendosur të raportojë shumë më pak viktima sesa ka realisht.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. 6 mijë jetë më shumë se mesatarja duke marrë parasysh që gjatë kësaj kohe kanë ndenjur të mbyllur në shtëpitë e tyre dhe kanë patur më pak kontakt me sëmundje të ndryshme ngjitëse dhe përfshire aksidente ose dëmtime të tjera vdekjeprurëse.

    Në çdo cep të Shqipërisë është e pamundur të mos gjesh dikë që ka të paktën një të njohurin e vet që është përballur me covid19.

    Kjo tentativë për të fshehur për arsye propagandistike dhe elektorale keqmenaxhimin & shkujdesjen ndaj pandemisë duke minimizuar artificialisht numrin e të infektuarëve dhe të vdekurëve është keqdashëse dhe e pështirë.

    Pandemia nxori fytyrën e vërtetë të Sektit Qeverisës (për ato që u duhej të prisnin pandeminë ta shihnin):
    * Mbajtën hapur kufijtë me Italinë më shumë sec duhen edhe pse atje po raportoheshin raste me shumicë.
    * Vendosja e një karantine nga politikanë dhe jo staf mjeksor.
    * Fasha Orare te pa justifikuara shkencërisht, ngjeshja e shumë njerzëve në një kohë të shkurtër.
    * Lenia hapur për fasoneritë, call center-at dhe markatat e mëdhaja pra praktikisht të gjitha grumbullimet masive.
    * Komision teknik politik, marrja e urdhrave nga facebooku i kryeministrit (që ka vetëm gjimnazin e liceut si arsim) dhe më pas implemtimi i tyre.
    * As në Pandemi nuk i ndërprenë PPP, Inceneratorët vazhduan me lëvrimin e fondeve.
    * PPP e checkupit nuk u duk në horizont për të lehtësuar masat anti-covid
    * I vetmi vend në Europë që nuk ka kërkuar vërtetim PCR ose seriologjik për të hyrë nga jashtë.
    * Mungesa e testimeve të lira dhe shpejta për të gjithe: nëse nuk e di që ke semundjen dhe jo ftohje të zakonshme, çfarë ilace do marrësh ?
    * Mospërfshirja e mjekëve të familjes në kohë, u mjaftuan me 127, që me anë të zërit në telefon të thonin nëse ke covid apo jo.
    * Mosraportimi korrekt i të vdekurëve, ku nuk kanë përfshirë as të vdekurit nga spitalet covid e le pastaj ato nëpër shptëpia apo ato nga semundje të tjera që nuk ju dha mundësia të diagnostikohen dhe kurohen nga keqmenaxhimi i pandemisë.
    * Kosto e tmershme financiare për ato që infektohen dhe mjekohen në shtëpitë e tyre.
    * Vaksinimi nga një mik që ta do të mirën. Mbajtja fshehur e proçesit të vaksinimit fryn mosbesimin ndaj saj dhe çon ne rritjen e numrit te viktimave.

    Këto dhe shumë arsye të tjera janë arsye të mjaftueshme që SPAK të hap hetim për viktimat, pasi kemi të bëjmë me korrupsion, shkelje të ligjit dhe shpërdorim të detyrës që nga Kryeministri, Ministria e Shëndetësisë, Komisioni e deri tek Tirja e Sanatoriumit….

  2. PROFESOR DOKTOR SALI BERISHA PO PUNON QE NE SHQIPERI TE VIJA VAKSINA MODERNE DHE SHQIPERIA NUK DO KET MA KOVID

  3. Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.

    Por jo vetëm kaq, vëllezërit Marku kanë lidhje edhe me Partinë Demokratike. Siç duket nga dokumenti i mëposhtëm, njëri nga vëllezërit, Elson Marku ka qenë numërues i parë në Njësinë nr.8 të Lulzim Bashës dhe Jorida Tabakut. Marku është vendosur numërues i parë nga vetë Basha

  4. Kjo Ornela Liperi gjithmone del bllof. Shiko sa veta kane vdekur nga kanceri apo semundje te tjera. Nuk behet propagande me te vdekurit. Perpara se te japesh opinion mblidh te gjitha faktet. Kerko nga ministria dhe spitali te te japi informacion. Ne asnje vend te botes nuk behet ky diskutim tani. Te gjithe kane thene se do rishikohen numrat por jo tani kur je akoma ne pandemi. Shiko kur te plasin emisionet javes tjeter duke u bazuar ne numrat qe jep kjo ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *