• |
ide | kryesore

Kylie Jenner bezdiset nga komentet në rrjet për dushin

-Instant, Paparazzi, Slider



Dushi i Kylie Jenner ishte një prej temave më të diskutuara në rrjet këtë javë. Arsyeja? Sepse në një foto që ajo publikoi dushi dukej i vogël të jepte përshtypjen se nuk kishte aspak presion. Njerëzit nuk mund ta konceptojnë që një miliardere si Kylie të ketë një dush të tillë. Kaq u desh që në rrjet të shpërthenin memet. Kylie duket se u bezdis nga kritikat dhe publikoi dushin e teknologjisë së lartë që ndodhej në rezidencën e saj miliona dollarëshe, duke sqaruar se dushi tjetër ndodhej në zyrën e saj dhe se ishte po aq i mirë sa ai që ka në shtëpi. Kylie hapi videon e saj në Instastory me një pamje të dushit të saj në shtëpi, ndërsa u uroi 210 milionë ndjekësve të saj mirëmëngjesi.


Dushi kishte mure gri me stil minimalist dhe kishte gjithashtu një stol të përshtatshëm për t’u ulur gjatë dushit, si dhe një kokë të madhe katrore dushi që varej nga tavani një kokë më të vogël argjendi të ngjitur në mur.

“Unë vazhdoj të shoh në internet dushin tim. Mendoj se është një dush i mahnitshëm. Unë nuk kam asnjë problem me të, por të gjithë i shqetësoi presionin i ujit në atë dush,” tha Kylie me inat, ndërsa vazhdoi: “Në të vërtetë dushi në shtëpinë time është ky. Është i mrekullueshëm.”

Ajo hapi ujin dhe vendosi dorën për të treguar sa i fortë ishte presioni. Duket se miliarderja i ka marrë shumë seriozisht kritikat në rrjet, duke qenë se vendosi të reagonte në këtë mënyrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *