• |
ide | kryesore

Mbërrin edhe në Greqi koronavirusi i ri, regjistrohen 26 raste

-Instant, Lajme, Të fundit



Greqia ka regjistruar 26 raste të reja të koronavirusit të ri, kanë njoftuar të premten autoritetet shëndetësore në vendin fqinj.

Shifra u bë publike, ndërsa ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias zhvilloi një takim urgjent me ekspertë të epidemiologjisë në Ministrinë e Shëndetësisë për të diskutuar se si mund të përmbahet lloji i ri i Covid-19.

Takimi u përqëndrua në koordinimin dhe përmirësimin e mbikëqyrjes gjenomike me funksionimin e një rrjeti mbarëkombëtar për të monitoruar dhe analizuar mutacionet dhe variantet e virusit SARS-CoV-2.

Agjencia e mbikëqyrjes së sëmundjeve të Evropës të enjten paralajmëroi se tre variante të ndryshuara të koronavirusit – i cili u shfaq në Britani, Afrikën e Jugut dhe Brazil – paraqesin një rrezik të lartë në Evropë dhe do të çojë në më shumë infeksione Covid-19, shtrime në spital dhe vdekje.

Variantet, të cilat përmbajnë mutacione, ose ndryshime, që shkakton Covid-19 për të cilët shkencëtarët thonë se i bëjnë ata më të transmetueshëm, janë zbuluar tashmë në shumë vende në Evropë dhe ka të ngjarë të vazhdojnë të ndodhin, Qendra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Kontrollit (ECDC) tha në një vlerësim të kryer të rrezikut.

Më parë në janar, shkencëtarët grekë njoftuan se një valë e re e koronavirusit është përhapur edhe te njerëzit në Maqedoninë Perëndimore.

Sipas shkencëtarëve nga Fondacioni i Kërkimeve Biomjekësore të Akademisë së Athinës (IIBEAA), lloji i ndryshuar është përgjegjës për përhapjen më të madhe të pandemisë në Greqinë Veriore.  Rastet e koronavirusit SARS-CoV-2 u zbuluan në 120 teste të rastësishme të banorëve të infektuar të Kozani, Grevena dhe Kastoria.

Një total prej 509 rastesh Covid-19 u diagnostikuan në Greqi të enjten, shtatë më pak se 516 raste që u regjistruan në vend një ditë më parë, të mërkurën. Në mënyrë tragjike, 25 njerëz me virus kanë ndërruar jetë në vend gjatë 24 orëve të fundit, që është vetëm dy më pak se ato të regjistruara dje.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *