• |
ide | kryesore

“Nuk erdhën të na bënin tamponin”, e moshuara tregon si përballoi kurimin që i kushtoi mbi 2 milionë lekë

-Instant, Lajme, Të fundit



E moshuara Asime Çela gjeti mbështetje vetëm te familjarët  e saj në përballjen sfiduese me COVID-19. Çela tregon se institucionet shëndetësore publike nuk iu gjendën pranë në momentet kur luftonte me virusin vdekjeprurës, të cilin nuk e kaloi aspak thjeshtë. Me temperaturë 40, Asimeja priste t’i bëhej tamponi, por askush nuk iu përgjigj dhe shërbimi që priste nuk iu realizua asnjëherë.

Asime Çela: Vajza e kaloi, edhe vajza me dhëndrin me fëmijët, e kaluan, por e kaluan më lehtë. Megjithatë, merr në telefon këtu e merr urgjencën, merr doktoreshën e lagjes, atë të familjes që themi neve dhe absolutisht asnjë germë fare nuk lëvizën.
Dorian Teliti: Erdhën jua bënë tamponin?
Asime Çela: Jo! Jo, jo!
Dorian Teliti: Nuk jua kanë bërë tamponin?!
Asime Çela: Asnjërit. Asnjërit. E kemi shkruajtur emrin. Ku e shkruajtën emrin? Në hënë mbase e kanë shkruajtur. Edhe sa të zbres që andej, ne ishim të mbaruar.

Për shkak të kësaj neglizhence, të moshuarës iu desh të merrte shërbimet e kushtueshme prej spitaleve private.

“Ilaçet të them të drejtën, ne morëm doktorin nga Spitali Amerikan, privati, vizitë 200 mijë lekë. Ndërsa infermierët dhe infermieret morën, domethënë për 7 ditë, morën 650 mijë lekë, paradite dhe pasdite që vinin më bënin serumin, oksigjenin, oksigjenin e vendosja vetë se e kisha aparatin aty afër, e bëja vet. Po serumin vinin ata dy herë në ditë dhe plus që në serum hidhnin ato mjekimet, se mora në farmaci një trastë me ilaçe”, shprehet Asimeja në bisedën me shefin e kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti.

Kostoja e të gjithë kurimit Asimesë i shkoi 2 milionë lekë, ndërsa prej pensionit merr vetëm 175 mijë lekë, të cilat për të moshuarën nuk mjaftojnë as për të mbyllur shpenzimet mujore bazike.

Dorian Teliti: Sa e ke pensionin?
Asime Çela: Unë e kam 175 mijë lekë.
Dorian Teliti: Po të mjaftojnë këto para apo të ndihmuan fëmijët?
Asime Çela: Më ndihmuan fëmijët, tani me 175 mijë lekë të paguash infermiere e doktor, jo nuk ka mundësi.
Dorian Teliti: 175 mijë lekë në muaj e ke pensionin?
Asime Çela: Pensionin.
Dorian Teliti: Pra, në vit t’i merr pension 2 milionë lekë.
Asime Çela: Bravo e the.
Dorian Teliti: Dhe 2 milionë lekë ty të ka shkuar. Të paktën më shumë se 2 milionë lekë të ka shkuar gjithë trajtimi i gjithë COVID-it.
Asime Cela: Trajtimi i COVID-it.
Dorjan telit: Pastaj ke faturën e ujit, ke faturën e dritave.
Asiem Çela: Lёre atë me pensionet.

 



4 Comments

  1. Lapsi.al eshte nder te paktat burime informacioni qe mund te pretendoje nje lloj raporti normal me raportimin e realiteti, ne opinionin tim personal. Tani pas keti komplimenti shume te madh per dike qe do te quhet gazetar apo media raportuese, nje kujdes (caution)! Po ve re lajme me ndonje perfaqesues te PD-se qe tregon hallet e nje individi X shoqeruar me foto ne nje ambjent ulur me te (lajmi me lart dhe nje dje me nje student), z.Bushati uroj qe redaksioni juaj nuk po bie ne nivelin (ose akoma me poshte mqs nuk perdorni kaseta po foto) te kasetave te Erion Velise e ERT-ve, uroj qe po raportoni nje lajm qe ju e keni ndertuar dhe jo te servirur. Nese do ishte ndryshe do ishte nje zhgenjim i madh. Nese gabohem mund te me replikoni ketu ose te beni nje lajm per standartet qe ndiqni ne keto raste qe ne (une te pakten) lexuesit qe realisht ju lexojne te informohemi dhe mos te biem ne batakun qe mundohet shume kryeministri te ofroje, ate te kazanit e qe te gjithe jane njelloj. Mendoj dhe shpresoj qe ne kete rast dhe ju nuk jeni njelloj me gjithe sahanlepiresit, mgjs per fat te keq perbejne shumicen dhe duan te shfaqen me domosdo si “normalja”, nuk eshte dhe nuk e pranoj!

  2. Lapsi.al mundohet te jete objektiv dhe kete nuk mund ta mohoje askush. Ngjarja qe pershkruhet eshte reale dhe zonja ne fjale e ka kaluar covidin. Edhe shpenzimet per te semuret me covid nuk jane te vogla. Nje person shume i afert , kaloi nje forme te lehte te semundjes dhe shpenzimet me ilace e me analiza i kane shkuar rreth 600 mije leket te vjetra. Pra shendetesia falas eshte nje perralle qe mund t’iu tregohet femijeve 2-3 vjecare per t’i vene ne gjume. Problemi nuk qendron tek lajmi qe jep lapsi.al sepse shpenzimet per personat me covid jane me te vertete shume te medha per te ardhurat qe kane shqiptaret dhe asgje nuk e kane falas si europianet e tjere. Problemi eshte se nga te dyja kampet jepen deshmi te kunderta. Ata qe i interviston ndonje gazetar i tipit te Muhamet Veliut (gjithmone nese mund te quhen gazetare qenje te tilla) flasin me entuziazem per spitalet qe na qenkerkan si hotele me pese yje dhe ku sherbimi i njerezve te ndergjegjesuar nga rilindja eshte ne nivele te papara. Pala tjeter gjen militantet e saj qe deklarojne per shpenzime marramendese dhe per mungese absolute kujdesi ndaj te semureve. Pra problemi kryesor nuk eshte se po merren kasetat nga partite, problemi kryesor eshte se shendetesia falas eshte tallja me e madhe qe i eshte bere ketij populli dhe prape njerezit nuk guxojne te flasin haptas pavaresisht se kemi 30 vite ne “demokraci”. Problemi i dyte eshte lepirja e peshtire qe i behet pushtetit (nga frika ose nga deshira per te lepire) dhe njekohesisht peshtyrja qe i bejne njerezit e opozites nga urrejtja apo nga deshira per te qene protagoniste.

    1. Po ju pergjigjem pasi duket si reagim ndaj postimit tim me pare. Fillimisht ju ftoj te lexoni komentin tim me me kujdes, shqetesimi im ne ate rast nuk eshte verifikimi nese eshte shendetesia falas apo jo, shume dakord totalisht, nuk eshte, por nuk eshte ky qellimi i komentit. Une dua qe lajmet te ndertohen sic duhet, e thene ndryshe une nuk do kisha asnje koment nese ne ate foto, perbri njeres nga pensionestet pa fund me te njejtin hall, te mos ishte nje perfaqesues i PD por Andi Bushati, Armand Shkullaku apo je gazetar qe punon per kete portat, perkundrazi do isha shume i lumtur per ate lloj gazetarie. Prandaj Zonje apo Zoteri, kuptojeni ju lutem qe meraku im eshte per gazetarine, jo pse nje perfaqesues i PD ben punen e tij ne fund te fundit. Sdq mendoj qe hallo juaj eshte PD (jo halli pensionistes), dhe mqs kam kete mendim po ju jap nje leksion falas, sdq prape te perulur dhe aspak detyrues per ju (PD), mos nxirrni lajme ku perfaqesuesi juaj pyet 2 here nje pensioniste sesa eshte pensioni a thua vjen nga Londra ai dhe qe eshte i habitur sesi asaj te shkretes (dhe per fat te keq shume te tjere, dhe duke qene ne pune e jo ne pension) nuk kane pervec shume te tjerash dhe shendetesine falas sic ishte premtuar. Nuk po futem ne konceptin e Mea Culpa se ju si shumica e militanteve (ndjese per termin po nuk gjej tjeter) nuk e metabolizoni dot.
      Se fundi nje keshille per Lapsi.al, dhe kjo sigurisht jo modeste dhe e perulur pasi vjen nga Anjshtajni: “Silence is complicity with status quo”, per zonjen apo zoeterine komentues perkthimi eshte :”Bashkepunimi ne qetesi ngelet bashkepunim”, dhe kjo nuk besoj qe eshte ndonje koncept qe ju e perdorni ne PD (apo PS ne fat), besoj eshte kush ben me shume zhurme, pak si ne kete komentin aj pas timit.
      Sdq falemnderit qe moret kohe te me pergjigjeshit, packa pergjigjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *