• |
ide | kryesore

Parashikohen mbi 500 mijë viktima nga COVID-19 muajin e ardhshëm, Fauci: SHBA pret t’i rikthehet normalitetit në vjeshtë

-Instant, Lajme, Planet



Pavarësisht sfidave me shpërndarjen dhe administrimin e vaksinave kundër COVID-19, SHBA mund dhe duhet të vaksinojë 70%-85% të të rriturve deri në fund të verës, u shpreh eksperti i sëmundjeve infektive Anthony Fauci.

Kjo sipas Faucit arrihet duke shtuar edhe ritmin e vaksinimit, pasi me atë aktual objektivat e sipërpërmendura nuk do të arrihen as deri në vitin 2022.

Eksperti i sëmundjeve infektive tha se duhet shtuar prodhimi dhe shpërndarja duke përdorur qendrat e vaksinave të komunitetit, duke përfshirë plotësisht farmacitë, si dhe duke mbërritur shërbimet deri në pjesët më periferike të vendit.

Parashikimi i Faucit jep një dritë shprese, pasi pritet që numri i të vdekurve të jetë mbi 500 000 muajin e ardhshëm.

“Mënyra e vetme për ta zgjidhur një problem është duke e zotëruar atë”, u shpreh ai.

“Të gjithë mbajnë një maskë, të gjithë u përmbahen masave të shëndetit publik, përpiqen të nxjerrin vaksinën sa më shpejtë të jetë e mundur, bëjnë gjithçka mundem për të patur në dispozicion dozat e nevojshme dhe për t’i injektuar ato më pas te qytetarët”, shtoi ai.

Përktheu nga CNN, ©Lapsi.al



2 Comments

  1. Po ti e di shoku majmun.ti i ke prodhuar Kovidin dhe e di saktesisht dozen e hedhur.po te thoje 600mije do kishe ngritur doren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *