• |
ide | kryesore

Qëndron i lartë numri i të ndëshkuarve për shkeljen e masave anti-COVID, 462 qytetarë gjobiten së fundmi

Arkiva

462 qytetarë janë ndëshkuar së fundmi për shkelje të masave anti-COVID. Pa maskë mbrojtëse u kapën 455 qytetarë ndërsa 6 të tjerë thyen orën policore. 1 subjet u gjobit me 1 milionë lekë për shkak se nuk respektoi protokollet e sigurisë për COVID-19.


“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 455 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.


Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 6 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili”, njofton Policia e Shtetit.

 

1 Comment

  1. Mendoj se ka ardhur koha qe Gazeta Karandashi te hapi nje rubrike per te ndeshkuarit e masave anti-Covit e cila do te perbeje nje ushqim te mire per debilat e ketij portali duke filluar qe nga Muti i Kristaqit deri tek Stalini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu