• |
ide | kryesore

Rrahu 15-vjeçarin te liqeni i Tiranës, polici përfundon në gjykatë

-Instant, Lajme, Të fundit



Polici që dhunoi 15-vjeçarin në maj të vitit të shkuar tek zona e liqenit të Tiranës për shkak se theu masat antiCovid ka përfunduar në gjyq me akuzën e veprimeve arbitrare gjatë kryerjes së detyrës. Gjyqtari i çështjes nuk ka pranuar ndërkohë kërkesën e avokatit për klasifikim të veprës si “plagosje e lehtë me dashje”.

Ngjarja ka ndodhur vitin e shkuar kur disa policë tentuan të ndalojnë një adoleshent gjatë karantinës në zonën e liqenit, por dy prej tyre e qëlluan të riun duke i shkaktuar plagë në trup. Në atë kohë, nëna e tij, ish-banorja e Big Brother, Zaida Çobo fillimisht reagoi ndaj policisë, por ditë më vonë gjetën gjuhën e përbashkët me Ardi Veliun. Nuk kaloi shumë kohë përpara se edhe ajo vetë të punësohej si police.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *