• |
ide | kryesore

Skandali në Itali/ Mediat: Në vend të vaksinës anti-Covid mjekëve iu injektohet ujë fiziologjik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një skandal është raportuar këtë të premte nga mediat italiane, ku bëhet fjalë për vaksinën kundër koronavirusit. “Tgcom” shkruan se në Spitalin Rovereto të Italisë punonjësve shëndetësor iu kanë injektuar ujë fiziologjik (serum), në vend të vaksinës kundër Covid-19.

Ngjarja mund të ketë përfshirë 5 ose 6 persona, por nuk dihet konkretisht se sa mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe kujt i është injektuar uji fiziologjik. Për ti dhënë një përgjigje kësaj situate, të gjithë punonjësit shëndetësor do të duhet të bëjnë testin serologjik, shkruajnë mediat italiane.

Të gjithë personat që janë vaksinuar atë ditë kanë marrë një telefonatë për të bërë testin e antitrupave. Në këtë mënyrë, do të kuptojnë se cfarë ka ndodhur me vaksinën.

Mediat lokale janë përpjekur që të kontaktojnë me kompaninë e shëndetësisë për të mësuar se çfarë ka ndodhur, por nuk kanë asnjë informacion. Sipas Il Dolomiti, ngjarja ka ndodhur më 15 Janar, po mbetet e paqartë nëse është përsëritur ditë të tjera.

Nuk dihet ende nëse autoritetet do të hetojnë për këtë skandal dhe për ngatërrimin e dozave të vaksinës kundër Covid-19 me ujin fiziologjik.



5 Comments

  1. opa filloj pd me perhapjen e panikut, kujdes mund t’iu fusi Bill Gates me sorosin cipin ne bythe te gjitheve

  2. Nuk eshte skandal , po ne itali jane me te ndershem me duket. Po mundohen te thone te verteten , vaksine nuk ka , do shkojme realisht drejt imunitetit te tufes

  3. Vetem ne Itali paska ndodhur kjo gje, ëëëë??
    se kudo jane bere vaksina reale, te sakta……..

  4. I kane bere uje se vaksinat i mori Rama per show-n tek stadiumi.
    Te pakten vaksinen tamam e ka bere Pipero, keshtu qe jemi te sigurte per sa kohe ai do te na jape udhezimet e direktivat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *