• |
ide | kryesore

Ultimatumi i BE për Rusinë: Lironi menjëherë liderin e opozitës, Alexei Navalny

-Instant, Arkiva, F1, Planet, Të fundit



BE i ka kërkuar sërish Rusisë lirimin e liderit opozitar rus Alexei Navalny, pas arrestimit të tij më 17 Janar në një aeroport në Moskë. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin që të lirojë politikanin opozitar, Aleksei Navalny.

“Në bisedën time me Putinin sot, kam ritheksuar se BE-ja është e bashkuar në dënimin e ndalimit të Alexei Navalnyt dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm”, shkroi Michel në Tëitter.

Navalny u ndalua fundjavën e kaluar dhe u burgos për 30 ditë, për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht. Gjykata tha se Navalny e ka shkelur lirimin me kusht pas disa akuzave të ngritura për përvetësim fondesh. Ai dp të përballet me tre vite e gjysmë burgim nëse shpallet fajtor.

Alexei Navalny ra në koma ndërsa fluturonte nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe u transferua nga një spital në Siberi në një spital të Berlinit dy ditë më vonë, pas ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve në veçanti të Kancelares Merkel. Ai ka qenë një kritik i hapur i Putinit dhe Kremlinit për vite me radhë.



1 Comment

  1. Ky lloj titulli i lajmit eshte fare pa lidhje dhe per me teper idiot.

    Me sjell ndermend nje moment nga filmi “Scaface” kur ish kapo i grupit i thote Toni Montanes “une te urdheroj te besh….”. Dhe Toni Montana i pergjigjet “E vetmja gje ne ket bote qe te ben te japesh urdhra eshte te kesh bole te renda
    Keshtu edhe puna e BE, sipas ketij lajmi nje burokrat i pazgjedhur por i emeruar i jepka ultimatum Rusise e Putinit.
    Dokrra hini.
    Eshte njesoj me ate barcaleten tjeter se BE do beka ushtri per te mundur Rusine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *