• |
ide | kryesore

Zbuloni vendin me njerëzit më të lumtur edhe në kohë pandemie

-Instant, Lajme, Planet



Ndonëse në kohë tepër të vështira dhe sfiduese, njerëzit e disa vendeve në botë gjejnë ende forcë dhe kurajo për të kaluar vështirësitë e për të qenë të lumtur.

Shteti i Hawaii-t në Amerikë, sipas një studimi të WalletHub mban lartë dozën e optimizmit duke u renditur si më i lumturi.

“Lumturia është një ndjenjë gëzimi, kënaqësie dhe një sasie të përgjithshme emocionesh pozitive”, u shpreh Dr. Chieh-Chen Bowen.  “Lumturia është një qëllim universal. Të gjithë duam të përjetojmë lumturinë dhe që t’i zgjasim në kohë emocionet që shkaktojnë këtë gjendje”, shtoi ai.

Studimi u bazua në tre nivele duke përfshirë: Mirëqënien emocionale dhe fizike, komunitetin dhe mjedisin, punën dhe mjedisin.

Hawaii u rendit i pari duke numëruar të gjithë pikët e marra nga këto tre kategori.

“Në vitin 2020 pandemia e COVID-19 ka dëmtuar cilësinë e jetës së mëparshme, të asaj që kemi njohur deri tani. Kjo ka ndodhur pasi janë shkaktuar sëmundje, janë kufizuar ndërveprimet shoqërore si dhe ka patur humbje të vendeve të punës”, shkroi Adam McCann i WalletHub. Për këtë arsye, duke u nisur nga të gjithë këto faktorë negativë që kanë dëmtuar shëndetin mendor të amerikanëve, WalletHub ka bërë këtë hulumtim për të parë se ku njerëzit mund të qëndrojnë pozitivë pavarësisht nga rrethanat.

Ky nuk është studimi i parë rreth lumturisë ku Hawaii shfaqet si kryesues. Për 7 vite ai u vendos në vend të parë në renditjen e përgjithshme të mirëqenies nga Gallup.

Përktheu nga Travel + Leisure, ©Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *