• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ nuk certifikon listat e deputetëve të LVV, AAK dhe Nisma

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas debatesh të gjata në një mbledhje maratonë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendour të mos certifikojë listat e kandidatëve të për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt dhe NISMA të Fatmir Limajt.

Shkak është bërë se në listat e tyre ka pasur persona të dënuar me vendim të formës së prerë në 3 vitet e fundit. KQZ kërkoi që ata të zëvendësoheshin, por partitë nuk pranuan. Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se nuk ishte e drejtë që të mos certifikoheshin kandidatët e tjerë që nuk kishin probleme me ligjin, por shumica arsyetoi se lista pranohet ose rrëzohet e gjitha.

Në mbledhje u shënuan përplasje të forta mes Dakës dhe përfaqësuesve të Vetëvendosjes. Partitë politike që nuk certifikohen kanë të drejtë të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe Gjykatën Supreme.

KQZ-ja ka certifikuar listat e LDK-së dhe PDK-së, pasi këto dy parti kanë zëvendësuar kandidatët në listat e tyre të cilët kanë pasur probleme me ligjin. Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 14 shkurt. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. NE GJITH BOTEN PARTIA QEVERISESE KONSUMOHET DHE PESON RENIE NE SHQIPERI NDODH E KUNDERTA
    VJEDHIN PLACKISIN BOJN CA TU DOJ QEFI DHE POPULLARITETI U “RRITET”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *