• |
ide | kryesore

Arrestohet në Holandë trafikanti i drogës i njohur si “El Chapo i Azisë”

-Instant, Lajme, Planet



Policia holandeze ka vënë në pranga një ndër personat më të shumëkërkuar nga autoritetet australiane, i njohur me nofkën “El Chapo i Azisë”.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 57-vjeçari kinez Tse Chi Lop, me pasaportë kanadeze konsiderohet si kreu i një karteli që fut rreth 70% të metamfetaminës në Australi. Karteli i tij njihet si “Kompania” dhe prodhon dhe lëndë të tjera narkotike sintetike. Tse kërkohej nga policia australiane prej tetë vitesh, që prej një aksioni në Melbourne ku u sekuestruan 2kg heroinë and metamfetaminë, $4milionë para të thata, $5milionë në prona, $10,000 në bizhuteri, 99 çanta të dizenjuara nga emra të njohur, një veturë Lamborghini dhe $600,000 në çipe kazinoje.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, karteli i Tse siguron rreth 10-23 miliardë dollarë në vit nga trafiku i drogës.

57 vjeçari mbante një profil të ulët, megjithatë shpenzonte shuma të mëdha përsa i përket argëtimit. Sipas disa burimeve, ai ka humbur rreth 85 milionë dollarë brenda një nate në një kazino të Makaut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *