• |
ide | kryesore

Basha: Tirana është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli në News 24 për përgjimet e Antimafias italiane dhe abuzimin me lejet e ndërtimit në Tiranë.


Lideri demokrat tha se Tirana është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit, ndërsa sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Mes të tjerash ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë këtë çështje.


 

“Është fare e qartë që shqiptarët tashmë kanë 8 vite që shohin të njëjtën gjë. Qëndrimet e Partisë Demokratike, denoncimet e Partisë Demokratike për kthimin e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të krimit nga kryetari i bashkisë me mbështetjen e kryeministrit si dhe roli i krimit të organizuar shqiptar por edhe rajonal në bashkëpunim me qeverinë shqiptare i ka kushtuar shumë shqiptarëve. Me të vërtetë këtu po ndërtohen kulla të larta që siç dalin nga përgjimet janë rezultat i bashkëpunimit të mafias italiane me kryebashkiakun, me ministrat, me pushtetarët e lartë nën varësinë e Kryeministrit, janë bashkëpunëtorë të kryeministrit siç ishte edhe Saimir Tahiri, po kështu i zbuluar nga përgjimet e anti-mafias italiane. Por Shqipëria është vendi me investimet më të ulëta në rajon sa i përket investimeve direkte ndërkombëtare. Pra ky është kontrasti, në vende të tjera të rajonit po hapen vende pune, po ndërtohen fabrika, po punësohen qytetarët me rroga dinjitoze ndërsa shqiptarët shohin një krizë të thellë ekonomike nga njëra anë dhe paratë e krimit të organizuar në bashkëpunim me paratë e korrupsionit qeveritar. Se ky 20% nga del? Del nga paratë tona publike që derdhin beton në Tiranë, betonizojnë Tiranën ndërkohë që shqiptarët varfërohen xhepat e tyre zbrazen, kostoja e jetës rritet, pamundësia për të gjetur një vend pune thellohet dhe katastrofa më e madhe kombëtare është largimi i të rinjve. Pra ajo që demonstrojnë këto përgjime është ajo që ne kemi denoncuar prej 8 vitesh, që Edi Rama dhe kupola e tij qeverisëse kanë menduar dhe mendojnë vetëm për veten e tyre. Që ajo që bën diferencën midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit pse ne kemi një krizë më të thellë ekonomike në kohën e pandemisë, pse ne kemi paketën e ulët ekonomike, pse një grusht pushtetarësh dhe një grusht njerëzish pasurohen dhe gjithë shqiptarët e tjerë po vuajnë pasojat e kësaj ekonomike ka një dhe një përgjigje dhe përgjigje është dështimi total i kësaj qeverisje. Ajo dua të them sot nga kjo studio, është një thirrje Prokurorisë Shqiptare në veçanti Strukturës së Posaçme anti-Korrupsion që pa asnjë vonesë të kërkojnë fashikujt e këtij hetimi që është disavjeçar nga anti-mafia Italiane dhe të nis hetimin paralel me Shqipërinë. Kujtoj se kështu ka ndodhur edhe kur anti-mafia italiane zbuloi çështje tashmë të famshme, të trafikut të drogës, të përfshirjes së ish-ministrit të Brendshëm Tahiri dhe nuk ka asnjë arsye në botë, pse SPAK-u të mos kërkojë me urgjencë, nga Anti-Mafia italiane, nga prokurorët Anti-Mafia që janë kolegët e tyre fashikujt e këtij hetimi dhe të nisë urgjentisht hetimet, duke marrë këto figura që janë të përmendura në këto hetime menjëherë në shqyrtim, nën hetim dhe duke bërë atë për të cilën SPAK-u është krijuar; për të bërë drejtësi. Natyrisht drejtësia e vërtetë nuk mund të vijë pa çliruar qeverisjen, kjo është në fakt domethënia e 25 prillit. Ky është një argument më shumë pse 25 prilli duhet dhe do të sjellë ndryshimin e madh për të gjithë shqiptarët. E përsëris për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Basha.

6 Comments

  1. KY VEND LAVATRIÇE KA QENE E LAVATRIÇE DO MBETET .
    RILINDASVE DHE PALLOSHIT TUA QISH LIBRIN E FAMILJES ME BREZA TE TERE DHE E KANE PRAP SHUME PAK POR KJO NUK JU BENE JU BURRA ME TE MIRE . EDHE JU NE PUSHTET KESHTU DO BENI SEPSE NUK KA ASNJE NJERI APO INSTITUCION QE TJU FRENOJ . JO ME KOT SA HERE NDRYSHOHEN PUSHTETI PASARDHESI ESHTE SHUME ME I KEQ SE PARAARDHESI . PASTAJ KUR THUA SE ME TY VJEN NDRYSHIMI , ME BENE PER TE VJELLE . JU JENI NJEJTI MUT I NDARE PERGJYSEM . VETEM REVOLUCIONI MBAREPOPULLOR JUA QINE EDHE TE PASHKERDHYESHMEN JU KURVAVE TE POLITIKES (MAJTAS , DJATHTAS ,QENDER)

  2. Tirana dhe shqiperia keshtu ka qene e keshtu do jete po nuk u bene ndryshimet drastike dhe shume te dosdoshme.Kush mendon se me ty vjen ndryshimi o eshte naiv ose idiot i vertet . Shqiperia shpeton nese largohet e gjithe kasta juaj e superkorruptuar . Mua vetem nje gje me habit , çduhet te beni akoma qe ky popull tju kundravihet?

  3. Nese ti fiton, fiton jo se je me i miri por se je me pak i keq se palloshi . Palloshi dhe sekti mavi arriten kulmin e marrezise .

  4. Vëllai i Hekuran Dedës: Pas vrasjes, na erdhi shoqëruesi i Berishës në 11 të natës me çantat me euro me vete!Nuk e ha populli me te kthej ne pushtet lulin si berishen ne 2005,e kuptuan se kush jeni o politikane qe ju solli Serbia per llogarite e saj,lulzime salih fazllic

  5. Po pse mor bastard abuzim me lejet e ndertimit quhet ky?! Mostra. keto jane krime dhe genocid. sepse ketu parate mafjozet ( dikur pa brek ne b…) i kan bere permes krimeve jo abuzimeve. Krimeve .Ketu jan konsumuar te gjitha llojet e krimeve nen mbrojtjen absolute te pushtetareve ( ne 30 vjet) . te perfshir absolutisht te gjith.

  6. E vertete eshte qe tirana eshte ber lavatrice. Po ti mer lul bythqiri qe jeton te rolling hills qe eshte ndertuar me paret e pista ti ca muti ke qe flet o pederast burr?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu