• |
ide | kryesore

Detaje nga grabitja në Tiranë, zbardhet shuma që dyshohet se mori personi që kërcënonte me armë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e sotme e pikës së dhënieve të kredive “Kredo.al” në zonën e Brrylit, Tiranë. Një person ka kërcënuar me armë zjarri punonjëset e “Kredo.al”, duke i marrë shumën e 3 milionë lekëve të vjetra, shkruan Mapo. Gjithashtu mësohet se ai ka patur një bashkëpunëtor. Sipas raportimeve të para mediatike, autorët janë larguar duke vrapuar nga vendngjarja.


Tiranë/ Informacion paraprak


Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi. Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu