• |
ide | kryesore

Don Phenom jep detaje për projektin e ri muzikor

-Instant, Paparazzi, Slider



Don Phenom ka paralajmëruar prej kohësh se është gati të publikojë një album të ri. Tashmë duket se çdo gjë është gati dhe së fundmi reperi ka zbuluar detaje nga ky album. Ai ka publikuar në Instagram titujt e të gjitha këngëve që do të jenë pjesë e tij dhe siç duket një pjesë e mirë e tyre do të vijnë si bashkëpunime.

3 këngë të albumit do të jenë bashkëpunime, ndërsa pjesa tjetër solo. Mirëpo Don Phenom nuk i ka zbuluar të gjithë detajet, sepse ai nuk ka treguar ende se me kë ka zgjedhur të bashkëpunojë për 3 këngët që do të vijë në duet. Ndërkohë ende nuk ka një datë të saktë për publikimin e albumit, por të gjithë fansat po presin me padurim, duke qenë se këto kohë Don Phenom ka hedhur shumë thumba edhe për kolegët e tij.

Para pak javësh ai hoqi papritur nga lista e ndjekësve reperët Ledri, Gjiko dhe Capital T. Madje, mori vëmendjen edhe me një postim në InstaStory, ku shprehej se i kishte hequr nga lista e ndjekësve dhe do t’i hiqte maskat publikisht.“Shumë prej juve ju kom hek prej friends list në Instagram se jeni dashakeqës, ejani dhe më takoni në qoftëse doni, mbytuni të gjithë, viti 2021 nuk ka më diplomaci, do t`ua heq maskat të gjithëve publikisht se prapa skenave shumë prej juve ju kom degjeneru, e dini shumë mirë. U riktheva”, ishin fjalët e Don Phenom në InstaStory.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *